• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentet sekrete për historinë e Maks Velos: Lidhje me një agjente franceze, ajo më propozoi për t’u martuar

by
30/08/2021 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashuria e ndaluar me bukuroshen nga Parisi ka qenë një kapitull më vete në procesin e dënimit për agjitacion e propagandë të Maks Velos në vitin e largët 1978.

Sigurimi i Shtetit që e kishte vëzhguar nga fillimi në fund lidhjen e tij me Odiel Daniel, nuk ishte mjaftuar me vendimin për të refuzuar martesën ndërmjet tyre, por kishte shkuar shumë më tej, për të gjetur gjurmët e veprimtarisë së spiunazhit francez, që fshihej pas kësaj “dashuriçke”.

Në dosjen e Sigurimit që Maks Velo ka botuar, janë publikuar me dhjetëra dokumente të Sigurimit që e penalizonin atë gjatë procesit për lidhjen me një agjente franceze.

Gazeta publikon sot dy dokumente që konfirmojnë përgjimin e pandërprerë që u janë bërë kontakteve të Maks Velos me Odiel dhe një proces verbal të Hetuesisë, ku merret në pyetje Velo për raportet me francezen problematike..

 

 

Dokumenti Sekret 1 Maks Velo
Dokumenti Sekret 2 Maks Velo

DOKUMENTI

Procesverbal mbi pyetjen e Maks Velos më 14. 11. 1978

Dialogu i hetuesit Dhimitër Shkodrani me të arrestuarin Maks Velo

-Na tregoni i pandehur nëse jeni njohur me ndonjë grua franceze?

-Unë me albanologen Odiel Daniel jam njohur në vjeshtën e vitit 1964. Në atë kohë shkoja dhe studioja në Bibliotekën Kombëtare te godina e vjetër te Rruga e Elbasanit. Aty në sallën shkencore vinte dhe ajo.

Një pasdite e kam ndihmuar te sporteli i librave duke i përkthyer bibliotekares se çfarë kërkonte ajo. Më vonë kemi biseduar gjatë pushimit të leximit. Ajo më tha se kishte studiuar në shkollën e gjuhëve orientale për shqip. Në atë kohë kishte ardhur për t’u specializuar për gjuhën shqipe. E kam shoqëruar disa herë kur shkonte në hotel “Dajti” ku banonte. Kur dilnim nga biblioteka, shkonim në ndonjë pastiçeri.

Ajo ishte një vajzë studioze, shumë e urtë dhe e thjeshtë. Mua më la një përshtypje shumë të mirë dhe për këtë e çova një ditë për vizitë në shtëpi. Odiel më ka treguar për familjen e saj. I ati i kishte vdekur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore mbasi kishte vuajtur në kampet naziste.

Kishte nënën, gjyshen dhe dy motra të tjera, të cilat i kishte të martuara. Këtu ka ndenjur katër-pesë muaj dhe pas specializimit, në fund të vitit 1965, ajo ka shkuar në Francë. Unë asaj i kam dërguar libra dhe revista shkencore si: studime historike, studime gjuhësore, revistën “Shqiptarja e re”, albumin “Shqipëria marshon” etj.

Në verën e vitit 1969 ose 1970, Odila ka ardhur përsëri dhe përsëri ka ardhur për vizitë në shtëpinë tonë. Në hotel “Dajti” ndenji rreth dy muaj, e ftuar nga Instituti i Gjuhësisë. Ajo më ka thënë se kishte ardhur për të grumbulluar material në bibliotekë për disertacionin shkencor, që ishte duke punuar për të marrë gradë shkencore.

Më ka thënë se ishte shumë e kënaqur që vinte në Shqipëri dhe i kishin bërë përshtypje ndryshimet në Tiranë si Biblioteka e re te Pallati i Kulturës etj. Mbasi mbaroi periudhën e caktuar, u largua. Kur ka ikur për herë të dytë, jam thirrur nga organet kompetente dhe më kanë thënë që të mos shoqërohesha me të. Prandaj e kam rralluar korrespodencën.

Në dhjetor të vitit 1977, ajo ka ardhur përsëri në Shqipëri e ftuar nga Instituti i Historisë. Ajo ka ardhur për vizitë në shtëpinë tonë. E kam pritur dhe e kam qerasur. Dua të shtoj se Odiel më ka dërguar me postë “Pikason”, “Martin Ferier” e disa libra të tjerë.. Ndërkohë unë asaj i kam dërguar tre-katër piktura, vizatime.

Gjatë kohës që ajo ka qenë në Shqipëri, më ka propozuar për t’u martuar me mua, duke më thënë se do rrinte këtu dhe do punonte në Institutin e Studimeve Gjuhësore. I thashë se në rast se të lejojnë unë jam dakord që të martohemi.

Ajo ishte interesuar në organet kompetente për këtë, por unë jam thirrur dhe më kanë thënë që të heqësh dorë fare./ Panorama/

/b.h

Next Post
I jepet lamtumira Sherif Merdanit, Luan Zhegu: Një yll i pashuar për muzikën shqiptare. Kozma Dushi: Do ta kem në zemër për gjithë jetën

I jepet lamtumira Sherif Merdanit, Luan Zhegu: Një yll i pashuar për muzikën shqiptare. Kozma Dushi: Do ta kem në zemër për gjithë jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In