Liderët e Al Qaeda, gjatë tërë kohës kanë qenë të shqetësuar dhe të frikësuar, se në mesine tyre mund të ketë edhe spiunë. Ata gjithashtu i kanë pasur frikën dronëve dhe paisjeve gjurmuese sekrete që do të raportonin lëvizjet e tyre në luftën kundër Shteteve të Bashkuara. Të gjitha këto dëshmi janë shfaqur në dokumentat e reja të Bin Ladenit, te sekustruara nga strofulla e tij në Pakistan, transmeton koalb.com. Sekuestrimi i 113 dokumenteve, të përkthyera nga angjensia e intelegjensës së SHBA-ve, u përkasin viteve 2009 dhe 2011. Në një dokument, Bin Laden nxjerr udhëzimet për anëtarët e Al Qaedas që afganët t’i mbajnë si pengje për një kohë të gjatë, si dhe të tregohen të kujdeshëm ndaj tekonologjisë, transmeton koalb.com.
“Është e rëndësishme ti heqim qafe fondet që janë dorëzuar, për shkak se përmes ndonjë chipi ata mund të na ndjekin”, citohet të thuhet në njëren letër që Bin Laden i kishte drejtuar një ndihmësi të njohur si ‘Sheiku Muhmud’. Agjensia intelegjente e SHBA-ve mendon, se ky dokument mund të jetë shkruar gjatë rrëmbimit të diplomatit afgran Abdul Khaliq Farahi, i cili u mbajt peng nga shtatori 2008 deri në fund të vitit 2010. Në një tjetër dokument, pranohet se Al Qaeda ka ekzekutuar katër persona që dyshoheshin për spiunazhe.