• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentet e CIA-s mbi piramidat dhe civilizimin e zhdukur në Mars

by Java News
21/02/2017 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në janar, Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, CIA, publikoi më shumë se 12 milionë faqe dokumentesh të deklasifikuara. Në mesin e dokumenteve të lëshuara, të cilat hedhin dritë mbi veprimtarinë e agjencisë gjatë grushtit të shtetit të vitit 1973 në Kili, mbi Luftën në Vietnam dhe Luftën e Ftohtë, një gjuetar ufo-sh dhe themeluesi kanalit “Secure Team 10” në Youtube pretendon se ka zbuluar një dokument që përshkruan një eksperiment paranormal të kryer nga CIA.

Dokumenti i titulluar “Hetimi i Marsit”, me datë 22 maj 1984, përmban transkriptin e një eksperimenti të kryer nga një agjent i CIA-s së bashku me një person me aftësi paranormale.

Agjenti i ngarkuar për zbatimin e eksperimentit shkroi datën dhe vendin në një letër, të cilën e mbylli në një zarf. Zarfi iu dorëzua personit me aftësi paranormale, i cili ishte paralajmëruar se eksperimenti lidhej me koordinatat gjeografike, por nuk i’u dhanë më shumë detaje.

Në shënimin e agjentit të CIA-s ishte shkruar: “1. Planeti Mars. 2. Rreth një milion vjet para Krishtit”. Më pas agjenti i raportoi disa koordinata personit me të cilin po kryente eksperimentin (40.89 gradë gjerësi veriore dhe 9.55 gjatësi perëndimore) dhe i kërkoi që të përqendrohej në këto të dhëna.

“Kam vizionin e zhdrejtë të një piramide ose një formë piramidale … Është shumë e lartë, duket se është e vendosur në një territor të madh dhe të shkretë. Është ngjyrë të verdhë”, filloi të tregojë personi me aftësi paranormale atë që shihte. Kur u pyet në lidhje me sipërfaqen e planetit, personi tha se kishte parë “re të errëta që mund të tregonin një problem gjeologjik”.

“Shoh struktura shumë të mëdha megalitike… imazhe të errëta të njerëzve, shumë të gjatë dhe të hollë … sikur të kishin qenë atje, por nuk janë më… nuk jetojnë më aty.”

Koordinatat e dhëna nga agjenti i korrespondojnë rajonit marsianë të Cydonia Mensae ku ufologët, sipas “The Mirror”, shpesh  zbulojnë “forma piramidale artificiale”, edhe pse tani e bëjnë me ndihmën e imazheve satelitore në vend që t’u drejtohen specialistëve të fenomeneve paranormale.

ma.me

Next Post
Ismail Kadare sërish në listën për të ‘rrëmbyer’ Nobel-in

INTERVISTA/ Kadare: Glorifikim Enverit? E vërteta për mbledhjen e 81 partive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In