• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentari i RAI 3 përplas deputetet demokrate, Açka: Unë s’përgjoj Spiropalin se çfarë bën e çfarë thotë

by Java News
29/04/2024 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate, Ina Zhupa mungesën e një përgjigjeje nga ana e kryetares së komisionit Flutura Açka, në lidhje me kërkesën e opozitës për mbledhjen e Komisionit të Medias e konsideroi ligjërim të një veprimi të rëndë dhe të papranueshëm.

Pas kësaj deklarate, Flutura Açka i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ka krijuar dritëhije me deklaratën e bërë disa ditë më parë.

Zhupa disa ditë më parë kërkoi mbledhje të komisionit me qëllim diskutimin e dokumentarit të  RAI 3 dhe komentet  e kryeministrit Edi Rama, si dhe komunikimin e tij me drejtuesit e kanalit televiziv.

Açka: Në këtë komision do të ketë demokraci të mirëfilltë, asnjëherë nuk kam bërë veto për gjëra që janë mes nesh, madje edhe në gjëra që më adresohen mua si kryetare kam kërkuar t’ju shpërndahet juve, që në këtë komision të ketë demokraci të plotë dhe të mos ketë asnjë hije qoftë majtas apo djathtas. Pika e dytë është për zonjën Zhupa, në një postim të saj ka bërë një lloj asociacioni të emrit tim me zonjën Spiropali.

Mund të jetë një shqetësim i drejtë, por të bësh asociacion të kësaj natyre për çfarëdo arsye nuk perceptohet gjithmonë për atë qëllim që e ke nisur ti dhe mund të lexohet nga persona të caktuar, nga rrethe të caktuara, mund të lexohet edhe si lloj diversioni, është fjala për emrin tim dhe unë përgjigjem vetë për emrin tim. Është një këshillë shumë miqësore, përplasja në publik nuk ka qenë në dëshirën time, unë kam qenë shumë e kujdesshme me ju dhe me këdo, por nuk do të doja që emrin tim ta asocacioni me asnjë socialist sepse qëndrimi im publik është shumë i qartë, nuk ka nevojë asnjë lloj interference për të lënë hije mbi personin tim.

Do ju lutesha në rast se keni ndonjë problem me kryesinë e komisionit mund ta thoni publikisht, nuk kam asnjë lloj droje të përballem, nuk do të doja që juve të bënit ato dritëhije që jo çdokush i lexon me atë pastërtinë me të cilën ju keni pasur predispozitën, në roli e kryetares ndoshta ke fuqi më të madhe, unë jam një personazh që kam luftuar për lirinë e fjalës. Nuk ka nevojë të më asociacioni me zonjën Spiropali, e cila është një grua e nderuar.

Zhupa: Spiropali kishte vendosur dhe për turpin e anëtarëve të tjerë, jo të dilte Spiropali të mbante fjalim në emrin tuaj, ka qenë një përgjigje ndaj zonjës Spiropali. Është ofendim për ju të marrë kompetenca që i keni vetëm juve.

Açka: Unë nuk e ndjek zonjën Spiropali se unë nuk përgjoj njerëz, është personale e imja, është mendim i saj personal, nuk u preka unë. Kërkesa tuaj ësht e paqartë se çfarë kërkoni. Dëgjesën me kryeministrin nuk e keni shumë të qartë se çfarë kërkoni. Mos krijoni precedentë./m.j

Next Post
Kuvendi/ Debate për emisionin e ‘Rai3’, Spiropali: Ranë pre e shpifjeve dhe mashtrimeve. Marrëzia…!

Kuvendi/ Debate për emisionin e ‘Rai3’, Spiropali: Ranë pre e shpifjeve dhe mashtrimeve. Marrëzia...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In