• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktori nuk ndez

by Namir Lapardhaja
25/09/2025 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja 

Që Doktori digjet e digjet përbrenda vetes si një diell i vogël, për këtë s’ka asnjë dyshim. E di gjithkush që ka sy në ballë dhe dy fije tru në kokë. Madje, e di bota mbarë. 

Por ndërkohë që Dielli i madh, Dielli në Qiell, digjet dhe ngroh botën, shpërndan Jetën, dielli i vogël që u ka rënë për hise demokratëve të kohës që po jetojmë, Doktori, në përpjekje për t’u dukur Diell i madh, kris, kërrcet, shkrep, por nuk ngroh, vetëm djeg. 

Keqkuptimi dramatik i Doktorit diell i vogël që i duket vetja Diellin i madh, me ngrohjen, djegien, jetën e vet, jetët e të tjerëve, janë problemi, ose zjarri, që Doktori nuk e mban vetë, por e hedh mbi kurriz të të tjerëve për të djegur edhe të tjerët si veten e vet. 

Me aq naftë sa ka shpërdoruar, Doktori do kishte djegur krejt Ballkanin dhe vënë zjarrin Adriatikut dhe Jonit. Provoi Doktori të ndizte mijëra qirinj mbi varret e të revoltuarve para kryeministrisë më 21 janar. Nuk mundi. Ndezi vetëm 4 qirinj të zbehtë. 

Provoi, gjithashtu, Doktori me zjarrin e vet ta digjte Gërdecin me gjithë Maminasin dhe Vorën me gjithçka kishin brenda. Ndezi vetëm 26 qirinj. Të ndizte më tepër, nuk mundi. Nuk i mjaftoi baruti i predhave. 

Qytetari Digjital plot me gënjeshtra dhe mashtrime ishte një tentativë tjetër për të djegur gjithë shqiptarët. Nuk dogji dot asnjë. 

Edhe me foltoret nuk ndezi asgjë. U lodh kot. Asnjë iskër nuk doli nga ato karikatura propagandistike që na nxorrën mallin e mbledhjeve të partisë nëpër ndërmarrje në kohën e Qoftëlargut.  Benzina që hodhi nja një vit rresht natpërnatë nga kati i tetë, hiçasgjë. Aty ndizej-aty fikej. Zjarr me shkarpa. 

Nja dy a tri herë herë provoi të ndizte Amerkën duke djegur nja njëzet a më tepër milionë dollarë për të blerë si malësor i dalëboje Nderin me pare, për të hequr ‘Non Gratën’. Nuk janë shumë për Doktorin, janë kacidhe, janë pare xhepi. Nuk i ndezi as korruptimi i Amerikës. Amerikanët e tallën. Nga njëra i thanë po-po, pa merak, do ta heqim Non Grarën, do ta shkulim atë që ta ngulëm dhe, nga ana tjetër, qeshnin, gajaseshin. 

Digju e digju për vete, ndiz e ndiz e vrit e vrit  demokratët që mbetën rrugëve, Doktori premton e premton duke u çirrur para mikrofonave dhe kamerave, por nuk ndez dot asnjë revoltë, asnjë kryengritje, asnjë zemërim, asnjë revolucion. 

Doktori ynë, që na e ruajtë Zoti, se megjithatë zjarr që nxjerr nga goja ne s’kemi ç’i bëjmë, Diell është për të qenë, por Diell vetëm për të djegur, diell i vogël i ftohtë për të ndezur. Diell që një ditë do fiket si fiken gjithë diejt. 

Edhe sa vite e shekuj do e presim që Doktori të na ndezi e të mos na djegi ?  Nuk dihet. 

Ajo që dihet është se bashkë me vitet e shekujt që venë e vinë, edhe Dielli i Qiellit fiket një ditë këtu për t’u ndezur në formën e një dielli tjetër në një vend tjetër të Rrugës së Qumështit. 

E nëse ndodh që Dielli i Qiellit do fiket para diellit të Doktorit? 

Po ndodhi kjo, pra nëse duhet të presim edhe disa miliona vjet nën rrenat e Doktorit, na ka marrë lumi, më mirë hapu dhè të futemi. 

 

Next Post
“Ata na djegin shtëpitë, janë ekstremistë”/ Presidenti i Palestinës i drejtohet botës: Izraeli ka bërë gjenocid!

“Ata na djegin shtëpitë, janë ekstremistë”/ Presidenti i Palestinës i drejtohet botës: Izraeli ka bërë gjenocid!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

February 4, 2026
Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In