• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doktori: Nuk ka prostitutë që t’i kem mbetur borxh një qindarkë

by
10/09/2015 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Ishte minuta e 30 e 12 sekonda e fjalimit të ish-Kryeministrit Berisha në Kuvend. Kur flet kaq gjatë, doemos edhe do shkasësh. Gjuha është e lagur, dhëmbët lodhen, pak ujë nga shishja plastike të jep disa sekonda më shumë kohë, por shkarja mbetet diku mbi gojë. Dhe Doktori të enjten shkau keq. E nisi fjalimin e tij kilometrik me CEZ, e vazhdoi me akuza ndaj Ilir Metës, bëri copë Edi Ramën, mbajti në gojë, bashkë me ujin pa gaz edhe Stefan Fylen, hodhi rrufe mbi një çift juristësh burrë e grua, kaloi nga studiot e avokatisë tek një ish-kryeministër dhe vëllai i tij, u vërtit sërish në të njëjtin qark, i jepte përgjigje çdokujt prej “mistrecëve” socialistë që e ngacmonin nga salla dhe në fund fare pikërisht në minutën minutën e 30 dhe 12 sekonda, e bëri gafën. Shkau. Në mënyrë të dyfishtë madje. E para sepse tentoi të kopjojë Edi Ramën i cili fjalët me prostituta nuk i ka problem. Por nuk ishte ky problemi real i doktorit. Problemi ishte kur tentoi të flasë si pasardhësi i tij. Dhe për të treguar njëlloj si Edi Rama këtu e 10 vjet më para se nuk i ka borxh njeriu, ai përdori të njëjtën gjuhë me pullë të kuqe si pasardhësi. “Nuk ka asnjë bir nëne dhe asnjë bir kurve që të vijë dhe të më kërkojë mua në xhep lekët e veta.” ka thënë dikur Edi Rama duke goditur me grushte foltoren dhe duke hedhur përpjetë mikrofonat ngjyra-ngjyra.

Sali Berisha natyrisht ishte dhe është më i përkorë dhe natyrisht më i sjellshëm se Rama. Së paku në mënyrën e të folurit në publik. Kur Taulant Balla e ngacmoi nga vendi sërish, doktori u bë serioz. Xdhe kur ai bëhet serioz, pritet së paku seriozitet në atë që thotë. I dha përgjigje kunjit të socialistit nëse kishte frikë nga hetimi për aferat me CEZ-in. Dhe foli. Duke shkarë. Keq, në fakt dhe në mënyrë të panatyrshme. Doktori bëri një enumeracion të gjatë duke thënë se nuk kishte burrë të ndershëm që t’i kishte mbetur një qindarkë borxh. Po kështu nuk kishte asnjë burrë të pandershëm që t’i kishte borxh ndonjë qindarkë. E njëjta gjë vlente edhe për gratë e ndershme sipas Doktorit, më të cilat ai kishte pasur marrëdhënie. Po për gratë e pandershme? Edhe këtë kategori zoti berisha nuk e harroi. Ai e kishte një përgjigje edhe për to. Minuta e 30 e 12 sekonda e fjalimit dhe Doktori deklamon në të njëjtën mënyrë që do ta bënte edhe nëse do të ishte në skenë teatri: “Nuk ka asnjë grua të ndershme apo prostitutë shtylle që t’i kem mbetur borxh ndonjë qindarkë”. Salla shpërtheu në të qeshura. Gjysma e majtë e saj qeshi. Gjysma e djathtë duartokiti. Të majtët, sipas zakonit e paragjykuan sërish Doktorin duke bërë sikur nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte me të vërtetë Doktori. Sipas tyre zoti Berisha i paguante edhe prostitutat me të cilat shkonte. Por të gjithë e dinë që kjo është e pavërtetë. Eshtë  tërësisht e pavërtetë, Doktori ka paguar dhe është paguar vetëm nga politika. Edhe kur shumëkush nga shqiptarët që mendon se është qeverisur keq e shumë keq prej tij, e quan politikën…prostitutë.

Next Post

Debati për CEZ, Braçe "detyron" Berishën të largohet nga salla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In