• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktori i LSI shan kolegët në detyrë: Mjekësi e vdekur! Do e bëjnë më keq situatën, do vuajmë shumë gjatë prej tyre

by A R
12/04/2020 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Vasili ka sulmuar grupin e mjekëve që po drejton luftën kundër koronavirusit.

Nënkryetari i LSI, thotë se “cila është përbërja e grupit të ekspertëve dhe kush e drejton?”

Në një intervistë për Ora News, Vasili në cilësinë edhe të ish-ministrit të Shëndetësisë thotë se nxjerrja jashtë loje e mjekut të familjes për përballimin e kësaj pandemie ka qenë gabimi më i rëndë që shëndetësia shqiptare ka bërë.

Vasili: Çështja e mjekut të familjes ka qenë gabimi më i rëndë strategjik që shëndetësia shqiptare ka bërë. Ka mister kush e mori këtë vendim, një përgjigje e kam që këtë vendim e ka marrë kryeministri me ministrin e Shëndetësisë, se vetëm këta njerëz mund të marrin vendime të tilla. Mjeku i familjes duhet të ishte që në momentin e parë kur beteja me pandeminë filloi. Vija e parë e zjarrit është mjeku i familjes, kujdesi shëndetësor parësor. Spitali Infektiv në Tiranë është njësi klinike e kujdesit shëndetësor terciar apo tretësor, e specializuar. Vija e frontit nuk vendoset në Spitalin Infektiv, është vendosja më e gabuar e vijës së frontit. Mijëra mjekë të familjes janë filtra profesionalë të kualifikuar për raste të dyshuara me pandemi.

Kanalizimi te 127 i të gjithë fluksit të urgjencave për Vasilin është e gabuar.

Vasili: A mundet që një njeri i thjeshtë që përmes komunikimit në telefon të zgjidhë problemet dhe të ndajë mundësitë e infektimit me koronavirus apo jo? Kjo nuk ndodh në një ditë të zakonshme. Është e qëllimshme për të fshehur të vërtetën pasi mjekët e familjes do të raportonin cila ishte gjendja e pandemisë.

Mjek në profesion, Vasili këtë strategji nuk e sheh si shkak të paaftësisë por të qëllimshme për të monopolizuar të vërtetën e pandemisë.

Vasili: Vërejmë që ka një fluktuacion të shifrave, kemi ditë me 6, kemi ditë me 17, kemi ditë me 9, kemi ditë me 18, kemi ditë me 11, kemi ditë me 29. Çfarë mundësie teorike ka për të lexuar tendencën e epidemisë, shifrat janë kontradiktore. Vizita mjekësore u zëvendësua me telefon. Nuk bëhet mjekësia me telefon miq, nuk ka për tu bërë kurrë. Një mjekësi me telefon është një mjekësi që ka vdekur, një mjekësi që do të prodhojë komplikacione të rënda që mund ti vuajnë gjatë kohës së pandemisë dhe më tutje.

Që prej fillimit të pandemisë dhe deri më sot qeveria ka nxjerrë 22 akte normative si përgjigje për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Për Vasilin ato janë në shkelje të hapur me ligjin dhe kjo mund ti kushtojë financave të shtetit nëse personat e prekur shfrytëzojnë të drejtën për të ndjekur ligjërisht çështjen.

Vasili: Është një risk i paevitueshëm. Të gjitha aktet normative të dala në këtë kohë, sepse çdo veprim, çdo akt normativ që ka dalë, çdo urdhër i Ministrit të Shëndetësisë se ai është përdorur në këto kohë nga kryeministri, ka pasur një fuqi që i është nënshtruar i gjithë territori. Ju nuk keni dalë nga shtëpia me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, kolegët tuaj nuk kanë ardhur në punë me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë. Që nga data 8 mars kanë dalë 22 të tilla. Kushtetuta flet qartë, çdo akt i tillë nga Ministri apo kushdoqoftë, merr fuqi juridike pasi ka dalë në Fletoren Zyrtare. Në Fletoren Zyrtare të gjitha këto akte janë publikuar një muaj e ca më vonë, para dy ditësh me 10 prill. Si të tilla kanë qenë akte pa fuqi juridike. Kushdo i penalizuar nga këto akte a ka të drejtë të ankohet? Sigurisht që ka. Do të hidhnit në gjyq qeverinë dhe do kërkonit dëmshpërblim në rast se kjo e drejtë përdoret.

Next Post
“Një Atdhe, një familje”, Rama: Janë në vështirësi të dyfishtë, nuk mungon mbështetja për të prekurit nga tërmeti

"Një Atdhe, një familje", Rama: Janë në vështirësi të dyfishtë, nuk mungon mbështetja për të prekurit nga tërmeti

Comments 4

  1. Lili says:
    6 years ago

    Bandito,vrases,hajdut, kriminel,gjaksor,edepsez,imoral

    Reply
  2. Qani Lybeshari says:
    6 years ago

    Tirtep Ilisavievi i LSI-së, i liçensuar me patentë të çertifikuar si idiot e injorant dashakeq e pa moral personal, nuk ka turp e del e pjerdh përditë, mbasi e shikon që asnjënjeri e askush nga poshtë lart e anasjelltas, nuk ja fërshëllen më, jo vetëm atijë, por kurkujt nga OJQ-ja e hajdutëve në emër të të cilëve ai broçkollit pa pushim.

    Reply
  3. Eljaz says:
    6 years ago

    Doctor me mfalni per shprehjen menji mute te malle ne goje

    Reply
  4. Anonymous says:
    6 years ago

    Jeni komplet gabim zoti Vasili. Nese mjeket e familjes do funksiononin normalisht atehere kjo do ishte katastrofe, sepse njerezit do dyndeshin per shqetesimin me te vogel, gje qe do shkaktonte nje perhapje massive te virusit. Nese jeni ne dijeni, dhe besoj se jeni, pothuajse ne gjithe vendet e zhvilluara ne bote, bisedat me mjeket po behen vetem nepermjet telefonit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In