• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor, vetëm për “mbështetje ndërkombëtare” mos fol

by Artur Ajazi
23/09/2020 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është munduar të komentojë gjatë dhe si zakonisht me preferencën dashakeqëse, vizitat e fundit të kryeministrit Rama në Gjermani, Turqi  dhe Greqi. Ai ka nxituar të “informojë” mbështetësit e tij dixhitalë se, gjoja “Ramën nuk e ka pritur asnjë zyrtar gjerman, se në Athinë ka ndodhur kapitullimi i tij”, dhe lloj-lloj broçkullash të tjera. Doktor, Edvin Kristaq Rama, është kryeministri më i suksesshëm i vendit, është mik i Kancelares Merkel, është gjithashtu mik i Erdoganit, Micotaqisit, apo dhe burrshtetasve të tjerë, me të cilët ka patur dhe ka marrëdhënie mjaft korrekte dhe të sinqerta. Këtë e tregoi edhe ndihma e madhe dhe e pakursyer e shteteve anëtare të Bashkimit Europian për pasojat e tërmetit, të Shtatorit dhe pastaj Nëntorit 2019, apo dhe mbështetjen e madhe për të përballuar me sukses pandeminë e COVID-19. Doktor, nuk të “nginjet” zemra dhe shpirti, tek mban syrin hapur dhe veshin ngrehur, gjithmonë kur kryeministri Rama niset drejt ndonjë Samiti, takimi ndërkombëtar, apo si kryetar i prezencës së OSBE, kontakton me kolegë lidhur me çështje delikate të Rajonit dhe Europës. Doktor, fantazma e 1997, Gërdecit,  apo 21 Janarit, nuk zhduken kollaj nga memorja e shqiptarëve, kurse për ju janë  një “peshë” e madhe që lidhet me diçka tjetër. Doktor, vetëm për “mbështetje ndërkombëtare” apo për “braktisje ndërkombëtare” mos fol  të lutem. Harrove, se si të braktisën në 1996, në 1997, në 1998, apo në 2001. Dhe mos kujto se të besuan në 2005, por thjesht të testuan, dhe sot pothuajse nuk të qasin fare. Doktor, partia që ke themeluar ti, dhe ke drejtuar ti  sipas metodave dhe mënyrave të tua, kurrë nuk ka arritur të ketë mbështetje ndërkombëtare, madje edhe në kohën tuaj më të mirë (nqs e mban mënd) ambasadorët e SHBA, të vinin 1 herë në  zyrë, të zbraznin çfarë kishin për të thënë në emër të Shtëpisë së Bardhë, dhe iknin duke të mbyllur derën, edhe pse mediat pranë teje mashtronin ditën me diell. Doktor, vetëm për “mbështetje apo dhe braktisje ndërkombëtare” mos fol, sepse përgjatë gjithë historisë saj,Partia Demokratike kurrë nuk  ka arritur të ketë miq dhe partnerë seriozë jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi ju dhe pasardhësit tuaj gjithmonë keni qenë kundër rrymës, kundër detyrave dhe sygjerimeve të faktorit ndërkombëtar. Kujtojmë sulmet e paprincipta që ju , Partia Demokratike  dhe Lulzim Basha, u keni bërë ambasadorëve të BE dhe SHBA, tek ndiznit flakë e zjarr Tiranën dhe rrethet, në stinën e protestave “popullore” vitin e kaluar. Si mund të pretendosh, se Edi Rama “nuk ka mbështetje ndërkombëtare” Doktor, kur  dihet se marrëdhëniet e tij me Kancelaren Merkel, Presidentin Makron, apo dhe kryeministrin e Italisë, Greqisë, dhe burrshtetasit e vendeve të tjera të BE, janë në ditën e tyre më të mirë. Edi Rama nuk ka bërë as 1996 (piramidat) as 1997, nuk ka sulmuar as kryeministrinë  me kallashnikovë në 1998 me militantët e Bathores dhe Mamurrasit, nuk ka bërë as Gërdecin duke vrarë 26 bij nënash, nuk ka bërë as 21 Janarin  e 2011, duke vrarë 4 të pafajshëm dhe dhjetra të plagosur (edhe kur ju i sulmuat institucionet  dhe unoformat e shtetit me molotovë). Por në afro 8 vitet e tij si kryeministër, dhe 4 vitet e ardhshme, premton të bëjë shtetin nga themelet, dhe të ulë shqiptarët në “sofrën” e madhe europiane. Doktor, kujdesu më mirë për Lulzimin, tregoi  udhët se si, të bëjë  “miq” dhe jo  armiq në Europë dhe SHBA, se si të ndërtojë “ura” bashkëpunimi me ndërkombëtarët, dhe jo ti shkatërrojë ato me molotovë, dhe më kryesorja, tregoi  si të bëhet të paktën “kopja”  juaj  në politikë, pasi Ramën nuk e arrin dot.

Next Post
Meta takon Ambasadorin Soreca: Shqipëria vend kandidat i BE, thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre!

"Shqipëria meriton të ardhme europiane", Meta merr rolin e kryeopozitarit: Të respektohet pikë për pikë pakti i "5 qershorit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In