• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor, mbrëmë të vrau ‘vetja’

by Flogert Muça
10/09/2017 16:25
Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Gramoz Ruci, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me Koncesionet e dhena nga qeveria Shqiptare dhe Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and lawmaker Gramoz Ruci, during a parliamentary session.

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Gramoz Ruci, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me Koncesionet e dhena nga qeveria Shqiptare dhe Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and lawmaker Gramoz Ruci, during a parliamentary session.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça*

Rrjedhja e votave të PD-së në momentin e votimit për Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit për legjislaturën e IX ishte e bujshme. Me Berishën dhe Bashën në sallë, dy deputetë të Partisë Demokratike votuan ndryshe nga grupi parlamentar në votimin e fshehtë për kreun e ri të Kuvendit.

Ky zhvillim politik ka bërë që sot selia e Partisë Demokratike të kthehet në një arenë boksi. Të gjithë lënë faje. Ka nga ata që fajtor bëjnë Bashën, ka të tjerë që bëhen qesharakë dhe thonë që “nuk ishin votat tona”.

Megjithatë, të gjitha i ka sqaruar doktori sot në mbledhjen urgjente të grupit parlamentar të paradites. Siç thonë burimet mediatike, Berisha i është përveshur keq Salianjit e Dumës pse këta të fundit reaguan mbrëmë pas votimit ku rrodhën votat, pa u konsultuar me grupin parlamentar.

Berisha  mbrëmë ka përjetuar ditën e tij më të dobët në historinë e parlametarizmit, dhe këtë e ka shprehur sot kur ka thënë në mbledhje se “Kam dalë me kokën ulur. Jam ndjerë i fyer dhe i lënduar”. Ai, Berisha që s’ia ka bërë syri tërr as në 1997, 1998, Gërdec e 21-janar, mbrëmë është  vrarë politikisht.

Shpjegimi është në fakt shumë i thjeshtë. Doktorin mbrëmë e ka vrarë krijesa e tij politike. Vendosja e Bashës në krye të PD-së ka qenë ndoshta gabimi më i madh politik i Berishës. Atë mbrëmë e ka vrarë pikërisht krijesa e tij politike. Ai mbrëmë ka qenë viktimë e veprimeve të veta.

Për fatin e keq të Partisë Demorkatike, mbrëmë është vërtetuar argumenti i kryeministrit Rama para ca muajsh (kur PD-ja ishte në çadër), kur thoshte se “Nuk ka asnjë krizë tjetër veç krizës në të cilën ndodhet Partia Demokratike, e cila krizën e saj do ta trajtojë si krizë të përgjithshme”.

Mbrëmë dhe sot është vërtetuar dhe vazhdon të vërtetohet se për fatin e keq të Partisë Demokrtike, por dhe të opozitarizmit në vend, Rama kishte të drejtë. Kriza në PD që nga çadra e deri sot veçsa zgjerohet. Krijesa politike e Berishës po varros përfundimisht Partinë Demokratike. Pa asnjë kauzë, pa asnjë propozim, një ndër dy partitë më të mëdha në vend sot është drejt shpërbërjes. Përgjegjësi është vetëm Sali Berisha, i cili i ka folur edhe deputetëve sot si kryetar partie, siç de fakto ka qenë gjithmonë. Pra, ai ka marrë vetë përgjegjësinë.

Përveç hedhjes së baltës mbi Shqipërinë në mediat e huaja, për asgjë tjetër nuk bihet dakord më në partinë demokratike. Aty tanimë secili e sheh tjetrin si puçist, e sheh shokun e ekipit si dezertor, si të atij dhe këtij Brenda familjes politike ose jashtë saj. Kjo frymë po e vret Partinë Demkratike dhe e gjitha kjo është “meritë” e Sali Berishës. Ai është vrarë mbrëmë nga krijesa e tij politike, i cili nga budallallëku apo me ndonjë plan në kokë, po e turpëron doktorin çdo ditë e më shumë, si asnjëherë më parë.  Berisha u vetvra nga lëvizjet e tij.

Çdo akuzë që Partia Demokratike do të bëjë do të jetë asgjë më shumë se një tantativë për të fshehur atë që nuk fshihet, krizën dhe përçarjen që po zhduk një aset kombëtar siç është Partia Demokratike.

Next Post
Viti i ri mësimor, policia “blindon” shkollat dhe mbyll lokalet e ambulantët përreth

Viti i ri mësimor, policia “blindon” shkollat dhe mbyll lokalet e ambulantët përreth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In