• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor, a ke reflektuar dhe për 21 janarin, Gërdecin, Trebickën, 97-tën, 98-tën… ?

by Flogert Muça
29/09/2016 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Është bërë e udhës që politikanët tanë të shajnë e pështyjnë njëri-tjetrin në opinion publik e më pas të justifikohen duke thënë se “është politikë”.

Asnjë problem deri këtu. Sepse në fund të ditës nuk është më populli aq budalla sa të mendojë se sulmet personale pa bazë të vërtete janë serioze. Mirëpo, publiku ka të rrënjosura thellë në vëmendje disa ngjarje që kanë ndodhur këto 25 vjet demokraci, mbi të cilat gjykon me votë politikanët dhe politikën në tërësi.

Sa më lart, sot doktori, ish-kryeministri Berisha doli në podium ku përpos sulmeve të zakonshme, tha se ka reflektuar sa i përket ligjit të mbetjeve që propozoi në vitin 2011. Duke mos u marrë me ligjin e 2011-tës dhe këtë të 2016-tës, duke mos i hyrë analizës se ku ndahen 2 ligjet nga njëri tjetri, vlen të reflektohet në fakt mbi deklaratën e doktorit.

“Mendoja se do të kontrollonim çdo gjë, por e rishqyrtoj qëndrimin tim tashmë. Kam reflektuar sepse janë helme”, tha doktori. Ndërkohë që nuk ka guxuar kurrë të përmendë fjalën “pendesë” apo “reflektim”, njësoj si për rastet e sharjeve ndaj Nanos, doktori bën sërish një deklaratë që është veçse politikë. Sepse të ishte ndryshe do guxonte që të fliste edhe për një sërë ngjarjesh të tmerrshme që kanë ndodhur në kohën kur ai ishte në pushtet. Në kohën kur siç shkruan edhe shkrimtari amerikan Guy Laëson, në librin e tij “Armët dhe Çunat”, FAMILJA e tij ishte kokë e këmbë e përfshirë në apokalipsin e Gërdecit.

Ose për ngjarjen që preu jetën e 4 të pafajshmëve në mes të Bulevardit në 21 janar të 2011-tës. Nuk guxon të flasë, as të shprehë pendesë, as t’i zërë me gojë këto prapësi me pasojë jetën e qytetarëve. Nuk i quan dot politikë, sepse janë vrasje, janë krime.

Për tu bërë i besueshëm nuk ka guxim që t’ju bëjë ballë masakrave të tij, por del dhe flet për një ligj mbetjesh, që dhe po t’i hysh ta anlizosh gërmë më gërmë, del prapë që është politikë.

Abuzimi që bëhet me fjalën politikë është as më pak e as më shumë se tentative për të mbuluar të pambulushmen. Doktor, a ke një përgjigje për 21 janarin, Gërdecin, Trebickën, 97-tën, 98-tën, faljen e detit Greqisë…Ke pendesë, keqardhje, ndjesë për të kërkuar, guxim për t’i shkuar drejtësisë përballë dhe përballur më të?

Këto janë pyetje, kjo është serioze, kjo kërkon zgjidhje, këtë kërkon të dijë publiku sot që akoma nuk është zhbllokuar nga mungesa e drejtësisë. Të gjitha të tjerat, janë veçse plera politike që dalin nga goja për të zhdukur e mos ricikluar në opinion publik ç’ka thashë më lart.

Nëse ke hallate t’ju bësh ballë sa më lart, atëherë po, publiku do të besojë edhe që ti kë reflektuar për ligjin që diskutoni. N’daç edhe për qytetarin dixhital.

Next Post
Pozicionet në seks që ju lenë menjëherë shtatzënë

Pozicionet në seks që ju lenë menjëherë shtatzënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In