• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja

by Namir Lapardhaja
14/09/2024 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Doktor Fisheri është protagonisti i veprës me të njëjtin titull. Si njëri i kamur që është, ai fton një grup të njohurish në vilën e bukur dhe kopshtin e saj, mjaft të njohur.

Në vend të koktejlit u servir për të ngrënë bollgur në kausha të mëdhenj. Të pranishmit duhet të hanin detyrimisht bollgurin dhe më pas do të merrnin dhurata surprizë.

Ai që nuk hante bollgurin e pështirë nuk kishte të drejtë të merrte dhuratën. Rituali i ngrënies së bollgurit, stërmundimi njerëzor, nuk e prek aspak doktor Fisherin.

Kur ai sheh se natyra njerëzore me pangopësinë e saj është gati të bëjë çfarëdo sakrifice në emër të përfitimit, shkon më tej.

Në dhuratat surprizë ka disa mijëra franga, por njëra prej tyre ka një bombë brenda. Në dhjetë persona që do luajnë, 9 do fitojnë, ndërsa njeri do e pësojë. Dhe nis loja makabër.

Të gjthë pranojnë të marrin pjesë në lojë duke vënë në rrezik jetën për shumën e madhe të parave.

E tërheq i pari shiritin e dhuratës. Nuk u dëgjua asnjë zhurmë. Tmerri i tij kthehet në gëzim të pafund. Për çudi loja nuk u braktis as kur mbetën dy pako dhe bomba ende nuk qe zbuluar.

I ftuari i fundit rrezikoi 50 me 50 %. Kur tërhoqi shiritin as vetë nuk e besoi që ishte ende gjallë.

Shiritin e bombës së fundit e tërhoqi vetë doktor Fisheri i Gjenevës, duke qeshur e duke u tallur me natyrën e pangopur njerëzore.

Nuk kishte asnjë bombë, por Doktori vërtetoi se deri ku shkon makutëria e njeriut, tjetërsimi i tij, shpersonalizimi i tij.

Dhe në këtë lojë ndihej sovran, argëtohej deri në rrënqethje.

Doktor Penxhereja tallet në të njëjtën mënyrë si doktor Fisheri i Gjenevës.

Puthadorët poshtë ballkonit durojnë çdolloj ofendimi dhe çdolloj turpi vetëm që Doktor Penxhereja ti vërë në listën e deputetëve.

Doktor Penxhereja i mbledh aspirantët për deputet me çdokusht. Duke dëgjuar fjalimet, birbove tanë u përdridhet surrati pakrahsimisht më tepër se mysafirët e Doktor Fisherit te Gjeneves.

Me këtë kryevepër, Graham Grini ka satirizuar edhe pangopësinë njerëzore të poltikanëve të nënpenxheres që janë duke sakrifikuar të ardhmen e tyre nga babëzia per pushtet e para.

Aty poshtë penxheres qëndrestaret durojnë çdo mbrëmje broçkullat e Doktorit se vitin tjeter do jenë në pushtet, gjë që edhe vetë Muli që beson gjithçka, nuk e beson.

Makuteria ua ka errësuar arsyen. Janë gati të tërheqin edhe shiritin e vetëvrasjes politike, duke iu kundërvënë aleatëve euroatlantikë, mjaft që të marrin dhuratën e shumpritur.

Ka një përqasje midis dy doktorëve. Doktor Fisheri ka vilën e tij, kopështin e tij, ku eksperimenton. Edhe Doktor Penxhereja ka kopshtin e tij, PD-në, ku eksperimenton veset njerëzore, krejt si doktor Fisheri i Gjenevës.

Po ka një ndryshim fatal në synimin e dy doktorëve. Doktor Fisheri i Gjenevës eksperimenton nga qejfi, ndërsa Doktor Penxhereja eksperimenton nga halli.

Një tjetër diferencë themelore në këtë përqasje shfaqet në fund të farsave. Adhuruesit e Doktor Fisherit në fund janë të lumtur.

Ata u shpërblyen për sakrificën e tyre, e plotësuan babëzinë, ndërsa mëtonjësit e Doktor Penxheresë, në fund, do mbeten me gisht atje ku s’thuhet.

Doktor Penxhereja nuk ka me çfarë t’i shpërblejë për babëzinë, durimin, përulësinë, poshtërimin e tyre. Vetëm bollguri i ka mbetur në fund të shakasë makabre.

Next Post
Po transportonte 4 afganë në Malin e Zi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Po transportonte 4 afganë në Malin e Zi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Comments 1

  1. Lid says:
    1 year ago

    Super krahasim. I ke thene te tera.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In