• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor, “burrat e shtetit” s’shajnë gazetarët, nga gratë dhe motrat

by Kreshnik Spahiu
08/05/2020 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Shtetasi Sali Berisha sot kishte sulmuar 5 familjet e gazetarëve më të njohur në Shqipëri. Do thoni ju: Si i kish sulmuar?

Sulm banal, ordiner dhe të pa burrni. Kishte nxjerrë fotot e motrave, grave dhe fëmijëve të gazetarëve, duke i akuzuar se ata punojnë në shtet, a thua sikur se ky është krim. Merrej me motrën e Dritan Hilës e cila ka 20 vjet që punon në shtet madje edhe kur Dritani ishte rrugëve.

Dritani mund të jetë komunist, nazist, apo demokrat me bindje, por ç’taksirat ka motra e tij që ndoshta mund të ketë vite që s’flet me Dritanin?

Ajo mund jetë 10 herë më e formuar, arsimuar dhe më profesioniste se Dritani. Ajo mund të fitojë disa vende pune pa ndihmën e të vëllait. Berisha sot merrej edhe me dy djemtë e Mero Bazes. Unë mendova se mos dy djemtë e Meros janë arrestuar , apo kanë bërë ndonjë vrasje.

Jo në fakt, nuk janë arrestuar, janë arsimuar. “Maskarralleku” i djemve të Meros qenka se janë shkolluar në Oksford dhe punojnë si juristë me 300 euro tek Avokati Popullit dhe Pushteti Lokal.

Do thoni ju: Po edhe gazetaret kanë shkruar për familjen e Sali Berishës? Po shumë e vërtetë ,por ka një ndryshim ligjor, moral, politik dhe mediatik. Media e ka detyrim të shkruajë për familjet dhe jetën private të kreut të shtetit dhe njëkohësisht ai që na udhëheq, duhet të hapë letrat për familjen dhe veprimet apo pasurinë e familjes kur të qeverisë Shqipërinë , ashtu si çdo kryeministër apo President në botë.

Biografia dhe kontrolli familjar nuk i bëhet gazetareve, por qeveritarëve. Këto janë rregullat e një shteti ligjor. Mero Bazen apo Dritanin, Irisin apo Anila Bashën mund t’i kesh kundërshtarë politikë dhe mund t’i sulmosh 24 orë për pozicionin apo profesionin, por burri plak 76 vjeç që ka drejtuar 14 vite Shqipërinë nuk mund të ulë nivelin, moralin, burrërinë dhe traditën zakonore shqiptare duke iu gjuajtur nën brez tek motra, gruaja dhe fëmija.

As gjaksi nuk merret me gratë dhe motrat. Por mesa duket është e drejtë shprehja: “Huqi del me shpirtin.”

Next Post
Për të paburrin Berisha që i vuri flakën vendit në rini dhe merret me gra në pleqëri

Për të paburrin Berisha që i vuri flakën vendit në rini dhe merret me gra në pleqëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In