Pak ditë pas debateve që shoqëruan e pasuan edhe më tej punimet në Asamblenë e PS-së, deputeti i PS, Namik Dokle, nuk ka kursyer ironinë e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Më pyeti një ditë një gazetar: – Cila është më e mirë, një xhaketë e re apo një e vjetër?
– Natyrisht, xhaketa e re është shumë më e mirë se e vjetra,- i thashë,- ashtu si edhe një lis i vjetër është më i dobishëm se një kastravec i ri. VARET NGA BAZA E KRAHASIMIT”, përfundon ai.