Detaje të reja zbardhen nga dëshmia e Rudina Kishtës, e cila një ditë më parë i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj në Fier dhe tentoi të mbyste në “Seman” dy vajzat.
Në dëshminë e saj, nën një ngarkesë të rëndë psikologjike, mësohet se ka thënë se vajzat kërkonte t’i vriste që të mos vuanin.
“Doja ti jepja fund vuajtjeve kur mora vesh qe policia po më kërkonte. Isha e traumatizuar”, mësohet të jetë shprehur 42-vjeçarja, e cila sipas Policisë, tentoi ti mbyste vajzat në lumë.
Bashkëjetuesi i saj tha mediatikisht një ditë më parë, se Rudina vuan nga probleme psikologjike.










