• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Doja që Evita të rritej me idenë e një nëne të vërtetë”, Elsa Lila rrëfen arsyet e distancimit nga karriera

by A R
26/10/2023 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Finalmente Elsa” do të titullohet koncerti i parë recital i artistes së mirënjohur shqiptare, Elsa Lila, tek i cili këngëtarja thotë se do të këndohen shumë këngë që e kanë shoqëruar përgjatë viteve të karrierës.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, artisja Elsa Lila është shprehur se arsyeja e distancimit nga publiku i gjerë që nga viti 2007 e në vazhdim ka qenë përkushtimi ndaj të bijës.

Një tjetër arsye pse Elsa Lilën nuk e kemi parë të shfaqet shumë në publik ka qenë edhe studimi i muzikës baroke.

Elsa Lila: “Finalmente Elsa” ishte lajmotivi që dëgjoja më shumë pas pjesëmarrjes së festival vitin e kaluar. Kur u ktheva, njerëzit më thonin që “më në fund u riktheve”. Ky është koncerti i parë recital në Shqipëri me një bandë live, e titulluar “Finalmente Elsa” për të krijuar një urë mes 2 vendeve, të personazhit tim që jeton mes 2 vendeve.

Blendi Fevziu: Një pikëpyetje është se ku ka qenë Elsa Lila në një periudhë të gjatë kohe, çfarë ka ndodhur me Elsa Lilën gjatë kësaj kohe, nga 2007 e deri tani?

Elsa Lila: Jam mundur që në mënyrën time të jem prezente në media. Vetëm 3 vite më vonë, në 2011 u bëra nënë e Evitës dhe u tërhoqa për disa vite për t’u kujdesur për disa vite. Në rastin tim, në vitet e para të fëmijës së Evitës ka qenë vërtetë e vështirë, jam një nënë e dedikuar ndaj saj dhe doja t’i qëndroja pranë, doja që të rritej me idenë e një nënë të vërtetë.

Blendi Fevziu: Pse ky distancim?

Elsa Lila: Pas lindjes së Evitës, studiova muzikë baroke. Kryesisht jam marrë me studimin e kompozitorëve italianë. Në “Finalmente Elsa” do të jetë rrugëtim i 27 viteve karrierë të këngëve që më kanë përfaqësuar. Janë këngët që kanë shoqëruar publikun gjatë kësaj marrëdhënie dashurie time. Do të këndohet live “Pyes lotin”, “Diferenca je ti”, “Valeria”, “Il senso della vita”, “Margjelo” e shumë e shumë këngë të tjera që më kanë shoqëruar mua. Jam shfaqur në skena italiane me një publik specifik, por në fakt prej vitit të kaluar jam rikthyer muzikës së lehtë sepse më mungonte. Realizimet muzikore i bëj në Itali. Jam marrë me muzikë baroke, por më mungonin platetë e mëdha dhe dashuria e një publiku të gjerë që ndjek muzikën e lehtë. Platea e muzikës baroke është e ftohtë, por do të vazhdoj ta kultivoj sepse ëndërroj kur unë të jem 50 e vjet kursur vjeç të kem evoluar në një tjetër shkallë. Fakti që unë u bëra nënë ishte një ndryshim i madh në jetën time dhe ishte zgjedhja ime që të tërhiqesha duke rritur Evitën, duke studiuar muzikën. Nuk më mjaftonte më duke u rritur thjeshtë muzika e lehtë.

/a.r

Next Post
25 mijë euro veshje e çanta kontrabandë, kapet 34-vjeçari. Në kërkim gruaja e tij

25 mijë euro veshje e çanta kontrabandë, kapet 34-vjeçari. Në kërkim gruaja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In