Një 22-vjeçar me iniciale O.Xh është ndaluar nga policia pasi akuzohet se me datë 09 Dhjetor i ka vënë flakën pemes së Krishtilindjeve para kryeministrisë gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, njofton policia.
Ngjarja ndodhi natën e parë të protestave kur të rinj të shumtë mësynë drejt kryeministrisë dhe më pas i vunë flakën pemës së Krishtlindjeve. Megjithatë kryeministria nuk humbi kohë duke e zëvendësuar bredhin e festave pak ditë pas ngjarjes.
g.kosovari