Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, përkrah fermerëve të ardhur nga Devolli, deklaroi se qeveria nuk dëshiron që të kultivohen mollë, pasi preferon drogën. “Qeveria nuk do që të mbillen mollë, pasi ajo do që të mbillet drogë, por ne jemi këtu dhe nuk do t’ju lëmë vetëm”, tha Dogjani.
Deputeti Ridvan Bode denoncoi konkurrencën e pandershme në treg, duke thënë se cilësia e produktit rritet, por po ashtu edhe kostoja e tij, për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve dhe taksave. “Ky është një vend ku rritet çmimi i mollëve dhe rritet çmimi i kanabisit”, tha Bode, duke u bërë thirrje fermerëve të mos e ndalojnë protestën.