Kryeministri Edi Rama ka inspektuar drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ashtu siç edhe premtoi dy ditë më parë, Rama tha se do të lehtësohen procedurat në dogana.
Kryeministri tha se nuk do të ketë më kontakt fizik mes sipërmarrësit dhe doganierëve.
Rama: Një moment historik transformimi, nga dogana e vjetër e mundimeve shumëvjeçare të importuesve dhe eksportuesve, në doganën moderne pa kontakt fizik mes sipërmarrësve e doganierëve, falë revolucionit digjital që e bën sipërmarrësin zot të aktivitetit të tij dhe shfaros korrupsionin e ul drastikisht kohën e kalimit në doganë
a.ç