Në disa prej mediave greke thuhet se, fermerët e Follorinës dhe të Kosturit, në kuadër të protestës së fermerëve të vendit kundër reformave të pensioneve dhe të sistemit të taksave, kanë deklaruar se do të bllokojnë doganën e Kapshticës me traktorët e tyre.
Sot në mesditë pritet që në dhjetëra pika kyçe të rrugëve nacionale dhe në pikat kufitare, ku janë mbledhur fermerët, të vendoset sesi do të vazhdojnë protestën e tyre.
Në deklaratat që kanë bërë orët e fundit, ata shprehen të vendosur se, nëse qeveria “Tsipras” nuk anulon projektligjin në fjalë, ata do të bllokojnë të gjitha rrugët dhe pikat nevralgjike të vendit, me 15000 traktorët që kanë nxjerrë përgjatë austostradave dhe doganave të Greqisë.