• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doellman i Barcelones zyrtarisht basketbollist i Kosovës

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Justin Doellman, simboli i FC Barcelona ka pranuar të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në basketboll. Kjo u konfirmua gjatë kësaj fundjave pas takimit që kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli e patën në Barcelonë me lojtarin.

Lajmin e ka bërë të ditur FBK-ja përmes faqes zyrtare.

Belegu dhe Bilalli ishin miq të kryetarit të FC Barcelona-s Josep Maria Bartomeu në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Ligës ACB ndërmjet Barcelona-s dhe Real Madrid-it.

Në takim me Doellman-in, Belegu dhe Bilalli i shpjeguan në detaje lojtarit për planet e Kombëtares së Kosovës, rëndësinë e paraqitjes së parë të Kosovës në gara të FIBA-s dhe ambiciet për të ardhmen, transmeton Koha.net.

“Emrin e lojtarit ose lojtarëve që do ti natyralizojmë i kemi mbajtur sekret, pikërisht për shkak se ka më shumë se një muaj që po negociojmë me lojtarë evropianë të nivelit më të lartë dhe të ligës më të fortë në Evropë.

Besoj që këtij lajmi dhe atyre që do të pasojnë, e që lidhen me Kombëtaren, adhuruesit e basketbollit do të dinë t’i gëzohen”, ka deklaruar Belegu për basketbolli.com.

Nga na e tij, Doellman ,i cili edhe zyrtarisht e nënshkroi kontratën me FBK-në dhe kërkesën për nënshtetësi, kryetarit të FBK-së i shprehi entuziazmin e tij për përvojën e re dhe u zotua të mbroj ngjyrat e shtetit të ri me nder dhe përkushtim.

Klubi i basketbollit Barcelona e përkrah plotësisht angazhimin e tij në Kombëtaren e Kosovës.

20160618200557660

Doellman për vite me radhë është një prej lojtarëve më të mirë në Evropë në pozitën e tij. Që kur e ka përfunduar kolegjin Xavier në NCAA 1, Doellman ka luajtur në Ligën e Francës dhe atë të Spanjës, kurse para Barcelona-s i ka mbrojtur ngjyrat e Valencia-s dhe si pjesë e këtij ekipi ka qenë MVP i Ligës së Spanjës ACB, MVP i EuroCup, fitues i EuroCup dhe dy herë anëtar i pesëshes së parë të kësaj gare.

Procesi i natyralizimit të Doellman-it pritet të përfundojë brenda javës së ardhshme. FBK tashmë e ka dorëzuar kërkesën për natyralizim tek Presidenca e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017 do të ballafaqohet me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. (b.an)

Next Post

Rumania pa tre titullarë kundër Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma Territoriale, Demo: Prisja të ecte më shpejt, duhet t’i rezistojë faktorit ‘kohë’

March 17, 2026
Momenti kur Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë

Momenti kur Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë

March 17, 2026
Prostitucion në qendër masazhi! Arrestohen bashkëjetuesit, shfrytëzonin një 21-vjeçare

Tjetër “fole” prostitucioni në Durrës: Si ranë në rrjetë brazilianet dhe administratori i hotelit

March 17, 2026
Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In