• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do votojmë PRO shkarkimit”, Berisha: Veliaj të lejohet të flasë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

by A R
22/09/2025 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha tha këtë të hënë, 22 shtator, se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të lejohet të flasë në mbledhjen ku do të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga detyra. Në një konferencë me gazetarët, kryedemokrati theksoi se vota e këshilltarëve demokratë do të jetë për shkarkimin e tij.

“Ajo që kërkojmë ne është që Veliajt t’i lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Por nëse Edi Rama nuk ka frikë nga Veliaj, sepse i nxjerr krimet e tij, ta lejojë të flasë atë. Të jeni dhe ju mediat atje dhe të flasë”.

Sa i takon kandidatit të Partisë Demokratike për kryebashkiak të Tiranës, Berisha tha se “PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të papërshkrueshëm me korrbën e korrupsionit“

“Janë dy momente të rëndësishme. Së pari, PD do të bëjë përpjekje të hyjë me koalicion. Ne do përpiqemi të rakordojmë, biem në ujdi në bashkëpunim me ato parti që ndihen opozitare. Aty pastaj, sigurisht, debati do të jetë për kandidaturat. Ne nuk themi që, o kandidatura jonë, o nuk ka koalicion me ne. Por secili është i vetëdijshëm që zë kryesor për përzgjedhjen do të jetë PD. Prandaj dhe pasi të ulemi me aleatët dhe partitë opozitare të tjera, aleatë në tërësi, të debatohet, të diskutohet, do të ua japim kandidatin. PD ka jo një, por disa kandidat të shkëlqyer, brenda, jashtë kudo. Nuk kemi asnjë problem”.

Dy ditë parë, Veliaj iu drejtua me një kërkesë Këshillit Bashkiak që të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjen e ditës së nesërme, 23 shtator.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në një përgjigje zyrtare, i komunikoi Veliajt se, në rast se nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht, ai ka të drejtë të paraqesë me shkrim mendimet dhe kundërshtimet e tij. Këto qëndrime do të regjistrohen dhe bëhen publike gjatë seancës.

Ndërkohë, burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë konfirmuar se deri më tani nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për leje të veçantë, që do t’i mundësonte Veliajt të marrë pjesë në mbledhje. Sipas procedurave ligjore, për personat në paraburgim, është prokurori i çështjes ai që jep miratimin fillestar për lëvizje jashtë institucionit.

Next Post
Flet N/Kryetarja e Kuvendit, Spahiu: Puna duhet të kishte nisur! Shpreson në bashkëpunim me opozitën

Flet N/Kryetarja e Kuvendit, Spahiu: Puna duhet të kishte nisur! Shpreson në bashkëpunim me opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In