Efi Dhedhes do të zëvendësojë Bora Zemanin në “Për’puthen”. Ky ishte lajmi që ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi. Ky “thashethem” rrodhi nga ambientet e Top-Channel, mirëpo një reagim nga palët e përfshira mungonte.
“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Për’puthen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, tha Bora Zemani.
Pas Luizit, ajo ishte banorja e preferuar e shqiptarëve në këtë format. Disa ditë më parë Efi u eleminua nga “BBV”, pasi Dea e çoi në nominim së bashku me Luizin dhe Kiarën.
Edhe vetë Efi më herët në lidhje me këtë është shprehur se ndjehet e lumtur që e krahasojnë me një femër të bukur si Bora Zemani.