Zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, që nuk llogariti jetën e vet, teksa mes gjëmës së madhe të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kur u fut mes rrënojave të shpëtonte jete dhe refuzoi edhe oksigjenin, u nderua sot me medalje nga Kryeministri Edi Rama.
Në një ceremoni në Kryeministri, Rama nuk i ka kursyer falënderimet për vlonjatin, tashmë të njohur prej të gjithëve, Luan Kapajn.
“Njerëzit si ti, janë thjesht në jetën e tyre dhe ne rrallë ose asfare i shohim në vlerën që kanë. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj shumë për gjithçka që bëre, edhe për praninë tënde këtu”- tha Rama duke i dorëzuar medaljen.
Dy fjalë mes emocionesh i ka thënë edhe Luani: “Më shumë se krenar kjo medalje, më bën krenar për dy qytetarët e mi, që janë bashkë më ne e marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e këtij dielli. Unë do t’i shërbej popullit tim deri në momentin e fundit të jetës sime”, tha ai, teksa ka pasur pranë edhe dy personat që u shpëtoi jetën nën rrënojat e tërmetit.
“Ju falënderoj, Luanin që më shpëtoi jetën, kishte zemër të madhe, sic ka emrin është edhe vete”, tha kryefamiljari i shpëtuar.
Në fund Rama e ka mbyllur me një batutë: “Jam pjesërisht vlonjat dhe asaj pjese ia dedikoj edhe kokën e fortë”.
g.kosovari