• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do t’i njihni kandidatët e Primareve? Alibeaj ‘shuan’ shpresat e Berishës: PD s’mund të garojë me siglën e PL të Metës

by Java News
12/01/2023 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, ka komentuar nga qyteti i Sarandës nëse do t’i zgjedhë primaret e “Rithemelit”.

Alibeaj u tregua i prerë duke u shprehur se është vendosur që Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, duke e cilësuar grupin që ai drejton si forcën më të madhe opozitare në vend.

“Unë kam një detyrim në këtë pozicion që jam si drejtues i Partisë Demokratike, të zbatoj aktet dhe vendimet e strukturave të Partisë. Pak kohë më parë janë mbledhur kryesia dhe kolegji i kryetarëve dhe në këto takime është shtruar pikërisht kjo cështje dhe është vendosur që PD do të futet në zgjedhje.

Në e bëmë një gabim në 2019, leksionet e së cilës të hidhura i morën në 2019. Megjithatë PD, jo thjesht dhe vetëm si simbolikë por si forca kryesore e opozitës nuk mund t’i shmanget procese zgjedhor.

Ne kemi pasur qasje të bëra publike lidhur me krijimin e strukturave paralele nga një pjesë tjetër e demokratëve. Për të mos krijuar këtë ndarjen e madhe që në prill grupi parlamentar paraqiti një platformë që ndarja të mos ishte një nga qasjet që do të vinte para zgjedhjeve lokale, kjo nuk u pranua.

Dy muaj më parë një platformë e nxjerrjes së kandidatëteve primarëeve fitues të përbashkët, për një arsye fare të thjeshtë. Përballja me regjimin kërkon mobilizim të cdo fluksi anti-qeveritar.

Si bëhet kjo?

Kush janë fluksi, janë shqiptarët, elektorati gri. Për t’i pasur ata me vete, e për ta bërë këtë mënyra do të ishte që të kishim një kandidat, “ka thënë ndër të tjera Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj thotë se nuk do të njohë kandidatët e dalë nga primaret, për të garuar nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. “Nuk mund të ketë një kandidat të PD-së që garon me siglën e Partisë së Lirisë, kjo është jashtë çdo kuptimi. Ka vetëm një gjë, sigla, emblema, ideali, ajo që quhet Partia Demokratike”, tha Alibeaj në një prononcim për mediat nga Saranda, ku kishte marrë pjesë në një takim me anëtarët e degës.

Alibeaj pranon se opozita duhet të bashkojë forcat për të mundur socialistët, por nuk e sheh me shumë optimizëm përfshirjen e Ilir Metës në koalicion. “Armiku, kundërshtari këtu është Edi Rama, e për pasojë duhen bashkuar forca. Secila prej partive të tjera politike kanë të drejtën të pozicionohen siç duan. Unë them një gjë, forca kryesore, mbështetja kryesore, shpresa kryesore është Partia Demokratike e Shqipërisë. Asaj do të duhet t’i bashkohemi, ajo është rruga e vetme”, tha Alibeaj.

“Kemi pasur edhe qasje të bëra publike lidhur me krijimin e strukturave paralele nga një pjesë tjetër e demokratëve. Në prill, grupi parlamentar paraqiti platformë për të mos krijuar ndarje. Nuk u pranua. Dy muaj më parë, një platformë e nxjerrjes së kandidatëve të përbashkët, fitues. Sepse përballja me regjimin kërkon mobilizim të çdo fluksi antiqeveritar”. Në përgjigje të akuzave nga grupimi Berisha se ai bashkëpunon me shumicën, Alibeaj tha: “Unë bashkë me Edi Ramën? Pak më parë është bërë publike se kush ka qenë me Edi Ramën që në vitin 1991”./m.j
Next Post
Eshtë e divorcuar dhe ka 3 fëmijë, Luizi i drejtohet banores së re në BBV: Tërhiqem! Për mua je e pa ngacmueshme. S’të prek…!

Eshtë e divorcuar dhe ka 3 fëmijë, Luizi i drejtohet banores së re në BBV: Tërhiqem! Për mua je e pa ngacmueshme. S'të prek...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In