Startoi rubrika “1 herë mat” ku falë dedektives Shkënda Lili persona të ndryshojnë zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre.
Ajo kërkoi që të qëndronte anonime sepse ishte personazh i njohur e po ashtu edhe bashkëshorti i saj ishte shumë i rëndësishëm, por ajo deklaroi se do t’i degjeneronte te dy.
Një drekë e ngrënë mes tyre në periferi të qytetit i nxorri zbuluar, pas një përqafimi që i dhanë njëri-tjetrit.
Shkënda Lili: Investigimi flet vetë dhe klientja do të vihet në dijeni, do ta thërras në zyrë që t’i tregoj.
“Kemi të gjithë provat, e di duhet të qetësohesh, mbase nuk bëjnë punë fjalët në këto momente të vështira, por ta marrim me qetësi,” përpiqet ta qetësojë dedektivja pasi i tregon provat.
“Si mund të ma bëjnë mua këtë gjë, është e pamundur, do ta marr në telefon, do ta degjeneroj, si mund të ma bënte këtë. Dua të flas me ata,” tha e acaruar klientja.
Ajo ra në kundërshtimin e dedektives, e cila tha se nuk bëhen gjërat kështu./m.j