• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do të vrasin me snajper”, Salianji flet për letrën që i dërguan nga burgu

by Java News
21/11/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Ervis Salianji shprehet se ka marrë një letër kërcënuese në adresë të tij pak ditë më parë.

“Do vritesh me snajper”, shkruhej ndër të tjera në letrën e mbërritur në adresë të Salianjit më 31 tetor 2018 nga burgu i Fushë-Krujës, thotë Balkanweb

Letra ka mbërritur në adresën e Salianjit në selinë e PD nga një i burgosur i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, i cili i shkruante deputetit demokrat se do vritej me snajper nga një ish-punonjës policie.

“Zoti Ervin juve do qëlloheni me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli ish punonjës policie me origjinë nga Parruca Shkodër i liruar nga burgu më 21/01/2016 ky person në bashkëpunim edhe me anëtarë të bandës së Lulzim Berisha… me porosi edhe të Vangjush Dako…”, shkruhet mes të tjerash në letër.

Më pas Salianji ka bërë denoncim në Prokurorinë e Përgjithshme dhe për dijeni dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Prokuroria e Përgjithshme e ka kaluar çështjen tek Krimet e Rënda dhe po bëhen verifikimet për rastin.

Ndërkohë në një prononcim për “BalkanWeb”, Salianji thotë se rasti po ndiqet nga institucionet dhe se i kishte parashikuar që mund të ndodhnin gjëra të tilla por se do vazhdojë denoncimet.

“Ju keni marrë sot info për këtë çështje por unë kam kohë që kam dijeni dhe nuk e kam gjykuar si çështje publike. Madje bërja publike i jep pike pikërisht këtyre formave të intimidimit apo intrigës që të ushtrohet presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.

Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.

Personalisht të gjitha këto i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh.

Nuk më bën asnjë përshtypje dhe siç mund ta keni ndjekur kam vazhduar denoncimet e krimit edhe në majat më të larta të pushtetit”, tha deputeti i PD.

/b.d

Next Post
Dhuratat dhe lekët e vjehrrit nuk bindin vettingun: Prokurori ka fshehur pasurinë

"Skanohen" Fjona Papajorgji dhe gjyqtari Enton Dhimitri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com