• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do të vijë një mik të të sjellë 15 mijë”. Si iu lanë Dodës qëllimisht dy celularë në qeli

by Java News
12/11/2017 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimet e Rënda vendosin që Shkëlqim Miri të qëndrojë prapa hekurave. Ndaj gjykatësit të Apelit, i cili dyshohet per akuzen e korrupsionit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Ai dyshohet favorizoi te denuarin Gentian Doda duke i ndyshuar akuzen nga vrasje me paramendim ne plagosje te rende me pasoje vdekjen. Doda la qelitë e burgut në shtator të këtij viti, e vetëm në nëntor prokuroria vendosi të vinte në pranga gjykatësin, në shtëpinë  e të cilit u gjetën 34 milionë lekë të ndara në dy canta dhe të vendosura një në dhomën e tij të gjumit dhe një në dhomën e fëmijëve.

Ndonëse kontradiktor, ja si e justifikon avokati Ardian Visha, shumën marramendëse të gjetur në banesën e Mirit.

Pasi dështoi për të provuar korrupsionin në gjykatën e Matit, e cila firmosi për ndryshimin e akuzës për Dodën dhe i hapi rrugën e lirimit të dënuarit, prokuroria nuk e mbylli cështjen, por vendosi ta ndjekë në vijimësi.

Në përgjim u vu i dënuari Doda, i cili në qelinë e tij mbante dy celularë. Ai komunikonte vazhdimisht me vjehrrin e tij Nezirin dhe mikun e ngushtë Alban Bucin.

“Do të vijë një mik të sjellë 15 mijë. Gjeti dhe 15 të tjera dhe dorëzoji”, i shkruan ai Bucit.

Sipas prokurorisë bisedat dhe komunikimet janë përgjatë muajve mars-prill –maj.

Pasi ishte rënë dakord për pazarin, sipas të cilit në këmbim të parave vendimi i Matit të mbetej në fuqi, Doda kërkon të dorëzohen paratë.

Caktohet data 30 maj. Alban Buci dhe vjehrri i Dodës shkojnë në një lokal në Fushë Krujës, në pronësi të kushëririt të gjykatësit. Në pamjet e kamerave të sigurisë  – thuhet në dosje  – shfaqen Buci dhe Neziri, të cilët bëjnë dhe dorëzimin e zarfit në duart e Kujtim Mirit. Ky i fundit kushëri i largët me gjykatësin.

Pas këtij momenti Albani i shkruan mikut të tij të dënuar: “Rri pa merak i dorezuam dokumentat. I thame skemi gje tjeter vetem të japim shpirtin. Do dalesh nga mesi i muajit tjeter”.

Me 7 qershor 2017 Apeli vendos të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së Matit për dënimin me 8 vite për 39-vjecarin. Organi i akuzës, shkon edhe më tej. Për të provuar faktet, vendos të ndërhyjë. U kërkon burgjeve të ushtrojë kontroll dhe sekuestrojë dy celularët e të dënuarit. Në fakt ashtu ndodh. Celularët bllokohen për llogari të hetimit. Por e paqartë mbetet sesi Doda nuk mori dënim për këtë vepër nga gjykata e Krujës. Po natën që qelia e te dënuarit u kthye përmbys, policia ndalon Alban Bucin për verefikim dhe arrin ti kontrollojë celularin dhe të sigurojë mesazhet kompromentuese. Pasi siguroi të gjitha këto prova prokuroria vendosi të veprojë duke cuar në pranga gjykatësin dhe kushëririn e tij në kuadër të operacionit të Koduar “Një vrasje e dytë”. Kujtim Miri pritet të dalë të hënën përpara gjykatës. Gentian Doda dhe miqtë e tij të përfshirë në skemën korruptive deri më tani nuk janë vënë në pranga. /Balkanweb/b.d

Next Post
Rama dëgjesë publike me dibranët: “Rruga e Arbrit” përfundon brenda këtij mandati, është fiksimi im!

Rama në Komunikimin e Javës: Rruga e Arbrit erdhi pa e humbur rrugën si më parë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In