• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të shkurtojë 73 herë distancën”/ Urë që lidh Velipojën me Ulqinin, Rama dhe Abazoviç prezantojnë projektin

by Java News
08/06/2022 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç teksa ndodhen në Ohër në kuadër të samitit për “Open Balkan” , kanë prezantuar projektin e urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit tha se ura do të shkurtojë një distancë shumë të madhe dhe do të ketë një gjatësi prej 310 metra. Kostoja është vlerësuar të jetë 9 milion euro.

Kryeministri Rama sqaroi se në gusht përfundon projekti i detajuar, ndërsa theksoi se kjo është fryma e “Ballkanit të Hapur”.

“Ky është projekti dhe në fund do të përfundojë i detajuar. Pas projektit të detajuar do të ulemi sëbashku menjëherë. E kam fjalën Fondi Shqiptar i Zhvillimit me agjencinë tuaj. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Pres me padurim të vij t’ju vizitoj në Malin e Zi me shpresë brenda korrikut dhe në gusht për t’ju dorëzuar projektin”, tha Rama.

Ndërkaq, kryeministri malazez Dritan Abazoviç u shpreh i lumtur për projektin. Sipas tij ndërtimi i kësaj ure do të sjellë zhvillim për të dy qytetet në dy anët e Bunës.

“Jam shumë i lumtur për këtë projekt. E kemi diskutuar në Tiranë verën e kaluar dhe tani jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Kjo zonë mund të jetë një zonë shumë tërheqëse turistike në të ardhmen.

Do të jetë njësoj për turistët siç shkojmë ne në pjesë të tjera të Evropës. Kjo do ta lehtësojë shumë qasjen e turistëve. Kjo është mënyra sesi ne mund ta zgjidhim problemin e trafikut pranë Shkodrës. Do të jetë shumë mirë.

E thjeshtë. Është shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë më parë. me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët dhe ndërlidhshmëria midis dy vendeve të jetë e madhe. Ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur, por në një fazë e re. Kjo është një urë që do të përdoret nga shumë njerëz që do të vizitojnë dy vendet tona”, u shpreh Abazoviç.

Një urë që pritet të përfundojë për 18 muaj do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.

“Me projektin e urës se re do të kemi një distancë të shkurtuar 73 herë midis 2 zonave.  Ura do jetë 380 m me 3 harqe, është e kategorisë C1 dhe do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushimeve.

Brenda 2 muajve do të jetë gati projekti dhe më pas procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023, dhe mund të përfundojë brenda 18 muaj.

Do kushtojë 9 mln euro”, tha një prej përfaqësuesve të projektit, gjatë takimit të Ramës dhe Abazoviç.

Bashkëbisedimi i plotë:

Edi Rama: Ky është projekti dhe si u shpjegua në gusht do përfundojmë projektin e detajuar dhe pastaj do të ulemi së bashku menjëherë, FSHZH me agjencinë tuaj kushdo qoftë ajo.. Dhe do të vijojmë punën.

Dritan Abazoviç: Jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Mali i Zi ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës. Ndoshta nuk do të përdoret dot këtë vit megjithatë në momentin që përfundojnë projektin e detajuar mund të nënshkruajmë memorandumin. Kjo zonë që prej fillesës së bregdetit në Ulqin mund të jetë një zonë tërheqëse turistike në të ardhmen.

Megjithatë kjo është mënyra si ne mund ta zgjidhim bllokimin e trafikut pranë Shkodrës, në pikën kufitare. Duke qenë se një pjesë e kamionëve do të kalojnë nga kjo anë. Është shumë e thjeshtë dhe shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë më parë.

Me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët. Ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur por jemi në një fazë të re të mënyrës si i kuptojmë marrëdhëniet dy palëshe. 100% keni mbështetjen time. Le të vijojmë menjëherë drejt projektit përfundimtar

Edi Rama: Kjo tashmë është e qartë sepse ekipi ka punuar. Duhet të përcjellim projektin e detajuar. Njerëzit tuaj do bëjnë një vlerësim të buxhetit. Në momentin që buxheti finalizohet. FSHZH i ka paratë. Arsyeja pse nisëm ta bënim me ta është sepse ata mund t’i transferojnë paratë për vitin tjetër pa kufizime. Më duhet të shtoj edhe diçka.

Tani po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin Velipojë që do ta bëjë rrugën nga Ulqini edhe deri në Shëngjin shumë të shkurtër. Zhvillim po por edhe shumë komunikim që do të përmirësohet për shkak të kësaj. Qytetarët do të vijnë dhe do të ikin pa bërë gjithë këtë Tour de France rreth e rrotull.

Ky është vizioni juaj. Nuk duhet të grindemi kush pati idenë më të mirë por të zbatojmë këto ide. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë nuk ka problem por kjo është fryma. Brenda korrikut do të vij të ju takoj në Mal të Zi.

/m.j

Next Post
Kreu i Odës Ekonomike: Kosova s’ka argumente të qëndrueshme kundër Ballkanit të Hapur

Kreu i Odës Ekonomike: Kosova s’ka argumente të qëndrueshme kundër Ballkanit të Hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In