• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do të q.. robt.. do vijë te shtëpia”/ Telefonatat misterioze që tmerruan qytetarët: Më kanë paguar 500 euro për të të kapur ty

by Java News
21/11/2019 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epo jo të gjithë e përdorin telefonin për të pasur një komunikim pozitiv. Ndonjë mund ta shfrytëzojë t’i bjerë pa pushim numrit të ish-partnerit. Një tjetër madje ka arritur deri aty sa përmes telefonit ka kërcënuar edhe kryeministrin vetëm pse ai i mbylli telefonin. Për këtë bezdisje, madje ai provoi edhe prangat. Dikush përpiqet t’i bjerë telefonit të një të panjohuri me shpresën se zëri në krahun tjetër i përket dikujt që është i interesuar për një histori të re. Ose për shkak të kredisë. Çudirat nuk kanë të sosur.

Gazeta “Si” mëson se një grua e re me inicialet A. C iu drejtua Komisariatit nr. 3 pak ditë më parë për shkak të një telefonate, e cila jo vetëm po e bezdiste, por edhe po e shqetësonte. Gruaja e cila jeton në vilat Rolling Hills në Tiranë i tregon policisë se i kishte ardhur një thirrje nga një numër i panjohur. Në anën tjetër, personi i gjinisë mashkullore ishte prezantuar me emër dhe mbiemër, duke shtuar se ishte nga Lura.

Kallëzuesja: Telefonuesi, të cilit nuk ia mbaj mend emrin më tha se më kanë paguar 500 euro për të të kapur ty. I thashë i ke rënë gabim numrit dhe fika telefonin. Në këtë  moment telefonova bashkëshortin dhe i tregova për telefonatën si edhe i nisa numrin që më telefonoi.

Gazeta “Si” mëson se policia duke iu referuar tabulateve shton se 30 minuta pas telefonatës së parë, i  panjohuri i ka rënë sërish numrit të kallëzueses. Gruaja vazhdon në denoncim:

Më kërcënoi se do të të kapë patjetër. Unë kap motrën e të mëdhenjve dhe jo ty… Debatuam në telefon dhe unë ia mbylla telefonin, më vonë ky numër i ra sërish dhe unë jo vetëm që nuk ia hapa, por e bëra bllok.

Gazeta “Si” mëson se policia ka nisur verifikimet, duke zbuluar identitetin e telefonuesit. Ai quhet Metush H., i thirrur menjëherë në polici burri shfajësohet duke ia lënë fajin kredisë dhe shqetësimeve që i sillte mospagimi i këstit.

Metush H: Këtij numri që po më tregoni i kam rënë gabimisht. Dy ditë para se kjo të ndodhte, bleva një telefon në qendër të Tiranës. E bleva te ‘Dollari’ në vlerën e 2400 lekë të reja. Pasi vendosa numrin tim në telefon, aty u shfaqën shumë numra. Nuk dija ta përdorja dhe mendova se ndërkohë po telefonoja një njeriun tim, por paskam telefonuar A. C (kallëzuesen). Atë ditë kisha hallet e mia, kisha për të paguar këstin e kredisë dhe nuk kisha gjetur lekë për ta paguar. Kisha pirë dhe nën efektin e alkoolit kam telefonuar ankimuesen. I kërkoj falje, dhe për këtë që kam bërë ligji të më dënojë, pasi e gjitha është një rastësi.

Burimi i policisë shpjegon për Gazeta “Si” se pas kësaj deklarate, agjentët nuk janë mjaftuar me pendesën e të dyshuarit. I kanë vendosur përballë njëri-tjetrit të dy dhe në kushtet kur asnjëri nuk e ka njohur tjetrin, dilemat ua ka zgjidhur vetë kallëzuesja.

Gruaja i deklaron policisë: Në rast se ky shtetas nuk është i porositur nga dikush tjetër për të më kanosur, ofenduar në telefon dhe nuk ka qëllime të këqija ndaj meje, do e tërheq ankimimin.

Policia konkludon se “thirrjet telefonike që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale  dhe dënohen me gjobë apo me burg deri në një vit”. Por ky referim i policisë do të shikohet se si do të vlerësohet nga prokurorët, të cilët në çastin kur kanë përpara një kallëzuese që tërheq denoncimin, nuk dihet nëse do ta rithërrasin apo jo.

Më telefonuan nga burgu…

Por, rasti i E. Rustemit është akoma edhe më i çuditshëm. I riu pretendon para policëve të Komisariatit nr. 5, se teksa po përgatitej për të fjetur, ka tringëllitur zilja e telefonit. I riu tregon: “Më tha se të telefonoj nga burgu 302… më fyeu.. më kërcënoi… më pas më telefonoi një numër tjetër (i identifikuar prej tij) dhe më tha të njëjtat fjalë. Nuk kam konflikte me askënd. Por ndihem i kërcënuar”.

Agjentët e pyesin të riun për kërcënimet konkrete.

Edoni thotë: Personi që më mori në telefon nuk e di kush është. Më pyeti nëse isha Edoni. I thashë “Po, Edoni jam”. Në këtë moment vazhdoi me fjalët.. “do të q.. robt.. do të vijë te shtëpia, do të djeg me benzinë.. do të të vras…”

Agjentët, të cilët regjistruan çështjen për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, u kanë kërkuar informacion kompanive celulare, bazuar në numrat e telefonit që e kanë shqetësuar kallëzuesin. Çështja i është referuar prokurorisë.

Kallëzuesi shprehet se në kushtet kur ishte i frikësuar, ai e kishte telefonuar për ta pyetur se kush ishte telefonuesi dhe çfarë donte prej tij.

Edoni: Në momentin e parë i shkoi zilja në telefon, por nuk e hapi. Më pas e kam marrë edhe tri herë të tjera, por telefoni ishte fikur. Duke qenë në këtë situatë, vendosa që të vij dhe të bëj kallëzim, pasi ndihem i frikësuar nga persona që nuk i njoh. Është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Nga mënyra e të folurit ky person m’u duk me origjinë nga jugu dhe nuk ishte djalë i ri, ishte person në moshë mbi 40 vjeç.

Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike në mjaft raste është kthyer në një çështje gjyqësore, pasi prokuroria i çon si të pandehur para togave të zeza të gjithë ata që abuzojnë me aparatin telefonik./ Gazeta SI

g.kosovari

Next Post
Ecni shpejt apo ngadalë? Ja çfarë tregon kjo për shëndetin tuaj

Ja sa orë ecje në javë zvogëlojnë rrezikun e vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In