• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të…”/ Biden firmos urdhra ekzekutivë për migracionin

by Java News
03/02/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi të martën një rishikim të praktikave për pranimin e azilantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe për sistemin e imigracionit ndërkohë që përpiqet të zhbëjë disa prej politikave të ashpra të ish-Presidentit Donald Trump.

Zoti Biden krijoi gjithashtu një grup pune për të ribashkuar familjet migrante të cilat ishin ndarë në kufi nga strategjia e ‘tolerancës zero’ të Presidentit Trump në vitin 2018.

“Ne do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të administratës së mëparshme që me plot gojën, jo në mënyrë figurative, rrëmbeu fëmijët nga krahët e familjeve të tyre,” tha Presidenti Biden ndërsa nënshkruante urdhrat ekzekutivë në Shtëpinë e Bardhë.

Mbështetësit e imigracionit i kanë kërkuar administratës së re demokrate që të lëvizë shpejt, por ndihmësit e zotit Biden thonë se u duhet kohë për të zbardhur shtresat e shumta kufizuese për imigracionin të vëna në zbatim gjatë administratës Trump dhe për të krijuar sisteme të favorshme për migrantët.

“Kjo nuk do të ndodhë brenda natës,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Urdhrat ekzekutivë të Presidentit Biden nuk trajtojnë çështjen e shfuqizimit të një urdhri të firmosur gjatë periudhës së pandemisë nën administratën Trump, i njohur si “Mandati 42”. Ky i fundit i lejon zyrtarët e kufirit që të dëbojnë pothuajse të gjithë njerëzit e kapur duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Presidenti Biden ka kërkuar rishikimin e një rregulli të vendosur gjatë administratës Trump i cili e ka bërë më të vështirë për emigrantët e varfër që të sigurojnë qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu urdhëron një rishikim të Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), një program që ktheu 65,000 azilkërkues sërish në Meksikë në pritje të seancave gjyqësore në SHBA. Shumica u kthyen në vendet e tyre, por disa mbetën në një kamp të improvizuar pranë kufirit meksikan.

Administrata e zotit Biden tashmë ka ndaluar shtimin e njerëzve në program, por ajo ende nuk ka thanë se si do t’i përpunojë kërkesat e atyre që janë regjistruar tashmë.

Chad Wolf, ish-sekretari i Departamentit për Sigurinë e Brendshme nën administratën Trump, tha në një intervistë se ndalimi i programit (MPP) do të ishte gabim sepse ai kishte qenë një parandalues efektiv i migracionit të paligjshëm.

“Nëse ka një rritje të migrantëve, po hiqet nga tavolina një nga mjetet kundër kësaj dukurie”, tha ai duke iu referuar programit.

Këshilltarët e Presidentit Biden kanë thënë gjatë muajve të fundit se ata nuk do t’i ndryshojnë menjëherë politikat kufitare dhe ato të azilit të vendosura gjatë administratës Trump për shkak të shqetësimeve në lidhje me inkurajimin e migracionit të paligjshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Vetë zoti Biden tha në dhjetor se administrata e tij kishte nevojë të vendoste një “gardh mbrojtës” në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mos “përfundonin me dy milionë njerëz në kufi”.

Veprimet e zotit Biden të martën pasojne gjashtë urdhra emigracioni që ai lëshoi në ditën e tij të parë në detyrë dhe do ta avancojnë më tej axhendën e tij ambicioze pro-emigrantëve që kërkon të fshijë politikat kufizuese të zotit Trump ndaj imigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm./VOA

Next Post
Eksporti i gështenjës/ Shqipëria e 9-a në botë, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat…

Eksporti i gështenjës/ Shqipëria e 9-a në botë, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In