• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Do të përjashtohen nga konkurrimi’/ Hyn në fuqi udhëzimi për punësimin me përparësi të mjekëve të rinj

by A R
17/09/2023 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyn në fuqi udhëzimi për punësimin me përparësi të mjekëve të rinj.

Studentët e mjekësisë që përfundojnë programin e studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” që do të punësohen pranë institucioneve shëndetësore të vendit do të jenë të përjashtuar nga proceduarat konkurruese. Ligji i ri u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 21 Korrik 2023, pas shqyrtimit të tij nga komisionet parlamentare nëpërmjet procedurës së përshpejtuar.

Ndryshimet ligjore prekin dhe studentët e tjerë nga viti i dytë deri në të katërtin, të cilët do të jenë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje para nisjes së vitit të ri akademik duke pranuar të punojë jo më pak se 3 vite në vend. Për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, detyrimi i punësimit në Shqipëri është deri në 2 vite.

Udhëzimi:

Neni 1 Dispozita të përgjithshme

Ky udhëzim rregullon mënyrën dhe procedurën për punësimin me prioritet të mjekëve që përfitojnë trajtim të veçantë, në institucionet shëndetësore, sipas legjislacionit në fuqi. 2. Procedura për punësimin me prioritet dhe emërimin në një vend të lirë pune në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë realizohet nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionet e saj të varësisë, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Mjekët që punësohen me prioritet përjashtohen nga procedurat konkurruese të parashikuara në udhëzimin përkatës të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë.

Neni 2 Përgjegjësitë e institucioneve

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgjegjësitë si më poshtë: a) bashkëpunon me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për të mundësuar kalimin zyrtarisht ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, të diplomës dhe suplementar të saj të studentit të sapodiplomuar në programin e ciklit të dytë të studimeve “Mjekësi e Përgjithshme”, që ka nënshkruar marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë Tiranë, ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë; b) bashkëpunon me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për t’i kaluar zyrtarisht Urdhrit të Mjekëve një kopje të njehsuar të diplomës dhe suplementit të saj të studentit që ka nënshkruar marrëveshjen, me qëllim pajisjen me lejen e ushtrimit të profesionit të mjekut, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përgjegjësitë si më poshtë: a) vlerëson nevojat, identifikon dhe përditëson çdo vit dhe në mënyrë dinamike, listën e vendeve vakante për pozicionin “mjek i përgjithshëm” në institucionet shëndetësore, me qëllim punësimin me prioritet të mjekëve të sapodiplomuar;

b) organizon procedurën për njoftimin për vendet e lira të punës dhe punësimin e këtyre mjekëve, sipas nevojave të sistemit shëndetësor;

c) pas procedurës për njoftimin e emërimit të mjekut, dërgon diplomën me suplementin në institucionin shëndetësor ku punësohet, për t’u administruar në dosjen personale të mjekut, sipas dispozitave ligjore në fuqi;

d) dërgon çdo vit pranë Urdhrit të Mjekëve listën e studentëve që kanë nënshkruar marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë Tiranë, ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, sipas afateve të parashkruara në këtë marrëveshje mes palëve, që hyn në fuqi pas licencimit të tyre si mjek dhe fillimit të punësimit me institucionin shëndetësor sipas nevojave të sistemit shëndetësor, si dhe listën e mjekëve të punësuar bazuar në këtë marrëveshje;

e) me përfundimin e angazhimit të punësimit të mjekut, për periudhën kohore të parashikuar në marrëveshjen mes palëve, institucioni shëndetësor i dorëzon atij diplomën dhe suplementin origjinal, dhe administron në dosjen e tij individuale kopjen e njehsuar të këtij dokumentacioni.

Neni 3 Procedura për punësimin me prioritet të mjekut

Pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë ngrihet komisioni ad-hoc, i cili organizon dhe ndjek procedurën e punësimit të mjekëve të sapodiplomuar, bazuar në rezultatet e studimeve të tyre universitare, vendlindjen/vendbanimin dhe pozicionet vakante në institucionet shëndetësore në vend. 2. Struktura përgjegjëse e burimeve njerëzore në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë njofton mjekun për emërimin dhe institucionin shëndetësor ku ai emërohet. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe Urdhri i Mjekëve. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/a.r

Next Post
Plani/ “Sakati” e Dumani do vrisnin Dor Dulin. I tmerrshmi i Shkodrës do thirrej për drekë në Papër, por…

Plani/ “Sakati” e Dumani do vrisnin Dor Dulin. I tmerrshmi i Shkodrës do thirrej për drekë në Papër, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In