“Do të ndryshojmë tërësisht Prokurimet Publike”/ Premtimi i Ramës: E-albania do të transformohet brenda vitit!

Edi Rama Aa

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shërbimi e-Albania brenda vitit do të transformohet brenda vitit, duke u përmirësuar më shumë inteligjenca artificiale.

Kreu i qeverisë tha sot për mediat se do të ndryshojnë tërësisht dhe Prokurimet Publike.

“Ne kemi në proces të integrimit europian që kërkon që të bëjmë disa ligje. Prokurimet publike në Shqipëri kanë ende problematike, ndonëse janë në nivel tjetër siç ishim më parë. Ato prodhojnë stres, padrejtësi dhe një pjesë të perceptimit të qytetarëve për vendin. Kemi nxjerrë një ligj të ri, do të ndryshojmë tërësisht Prokurimet Publike. Jemi duke transformuar E-Albania, e cila pas pushimeve do të komunikojë me qytetarët. Qytetari që do të hyjë në E-albania do të jetë i shoqëruar nga inteligjenca artificiale, sikur të ishte shoqëruar nga një person fizik. Brenda vitit do të kemi dhe shoqëruesin virtual me zë dhe figurë, në E-Albania. E-Albania nuk do të jetë më thjesht me zë dhe shkrim, por do të marrësh me faceup, ku do të orientoheni duke ju thënë ku do të klikoni. Këtë proces do ta shtrijmë në çdo sektor, dhe në drejtësi. Kjo do të ndihmojë sistemin e drejtësisë dhe rritjen e transparencës. Janë shumë gjëra duke u gatuar, por këto kërkojnë njeriun, forcën njerëzore.”, tha Rama.

Next Post

Comments 1

  1. Anonymous says:

    Keshtu premton edvini,tani qe e shikon se i erdhi fundi KCK,mbasi kane pare qe SPAK po i gjurmone parate e pasurite qe ju ka vjedhur shqiptarve me hajdutet e tije

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com