Pak pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp. Teksa foli për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit, Rama u ngacmua edhe për ‘tërmetet’ që kanë shkaktuar krizën politike në vend, si dhe mundësinë për dialog me opozitën.
Pyetjes se “A do të jeni kaq solidar me PD siç u treguat me të prekurit nga tërmeti?”, kreu i qeverisë iu përgjigj shumë shkurt.
“Tërmeti në PD është i realizuar me metode artificiale”, tha Rama.
Kujtojmë se maxhoranca i ka bërë thirrje shpesh herë opozitës, qasje në të cilën janë bashkuar edhe ndërkombëtarët, që palët të ulen në një tryezë të përbashkët për dialog.
g.kosovari