• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do të ishin qetësuar

by Alba Malltezi
12/05/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Vetëm fitorja do të kishte qetësuar pakicën, e cila, prej ditës së parë që humbi zgjedhjet, në të largëtin tashmë 2013, pa asnjë sekondë, minutë, orë, ditë, muaj, vit pushim, gërryen me aciditetin e mendimit të keq dhe deformues ajrin e Shqipërisë.

Asnjë fjalë, justifikim, fakt, shembull, logjikë, teori, konspiracion, fantazi, nuk do të shërbente të mjekonte shpirtërat, e transformuar tashmë në pashmangshëmrisht inatçinj kundër kujtdo është ndryshe, përballë dhe në anën tjetër.

Do të ishim të mirë t’i krahasonim me fëmijën e vogël që përplas këmbët, bërtet, qan se se kërkon lëpirësen, që prindi mendon se nuk i takon, pasi e mori të tijën dhe e vetmja e mbetur është e motrës më të madhe. Kështu, “opozitarët” e tranzicionit të gjatë nuk qetësohen, vetëm lëpirësja e pushtetit në dorën e tyre, do të ishte qetësuesja më e mirë për ta. Të gjithë. Në secilën formë që janë, duken, maskohen dhe përfaqësojnë.

E ndërkohë Shqipëria ecën në rrugën e saj, që shumë e kanë kuptuar se është rruga e punës, e sakrificave, e përkushtimit, e ëndrrave e ideve që bëjnë ndryshimin e madh. Kur shtyllat e rëndësishme që mbajnë Shtetin të fitojnë më në fund pavarësinë, shëndetin, dinjitetin e nëpërkëmbur, të gërryer, të deformuar, të shtypur, kur çdo institucion të ketë fjalën e fundit për të treguar të vërtetën dhe kur media, (ah kjo media jonë që ende është në nivelin në të cilin para pak vitesh ishin universitetet kioska!) të kujdeset, të vëzhgojë e të ruajë të Vërtetën më të pastër, që mund të dalë në një vend ku demokracia sundon, atëherë rruga e Shqipërisë është pa kthim. Deri atëherë, nga një embrion që ende nuk po e shikojmë, kërkohet të lindë një Opozitë e pastër, e zgjuar, e drejtë, e logjikshme, e punës, e nderit, e fjalës, e ligjit, e ëndrrës, e idealit, e shtetformimit dhe respektit.Janë vlera me siguri të shpërndara, të mbartura që ekzistojnë; kërkohet një Lideri i vërtetë që mund t’i dallojë e bashkojë.

Next Post
COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 3 humbje jete dhe 42 raste të reja në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 3 humbje jete dhe 42 raste të reja në 24 orët e fundit

Comments 1

  1. Leko Tonuzi says:
    5 years ago

    Si e keni Babaramon ?
    A do të detyrojë edhe ndonjë tjetër të largohet nga studio ?
    Gazetar me nivel ZERO. Injorant, fshatar nga formimi. Meskin. Mediokër.
    Kur do ta largoni ?
    Po ju turpëron.
    Ju ka damkosur keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In