• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do të dal në protestë edhe për ty Albin Kurti, që të mos koritesh!

by Martin Leka
16/10/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka 

-Do të dal në protestën në mbështetje të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit sepse në ndërgjegjen time ata janë të pafajshëm. 

-Do të dal në protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me bindjen e thellë e të padiskutueshme se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe kishte synim çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb që udhëhiqej nga monstra Slobodan Milosheviç. 

-Do të dal në protestë për çdo qytetar të Kosovës që ka në zemër lirinë dhe të drejtën për të jetuar denjësisht në një shtet të pavarur e sovran. 

-Do të dal në protestë për mllefin që kam ndaj një skëterre politike, një mashtruesi të blerë e një të moshuari matuf si Dick Marty i cili e filloi këtë sagë të re sakrifice të Thaçit me pretendimin e trafikimit të organeve në një kullë malësie në një fshat të Matit, aty ku nuk ka kushte as të pjellë lopa një viç, jo më të trasplantohen organe. 

-Do të dal në protestë vetëm për drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, sepse Kosova, Shqipëria e gjithë njerëzit e kësaj bote po e shohin përmes zhvillimit të gjyqit në Hagë se sa e sforcuar dhe manipuluar ka qenë akuza dhe se dëshmitarë seriozë e personalitete politike ndërkombëtare të jashtëzakonshme si Rubin etj. po e dëshmojnë qartë pafajësinë e udhëheqësve të çlirimtarëve të Kosovës. 

-Do të dal në protestë në nderim, përulje e mirënjohje ndaj Adem Jasharit me familje e gjithë atyre që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës. 

-Do të dal për të gjithë fëmijët e vrarë pa faj. 

-Do të dal për të gjithë gratë e burrat me plis që u vranë pa shkak. 

-Do të dal për të gjitha gratë e vajzat që u përdhunuan e keqtrajtuan nga shtazët serbë, duke shkelur jo vetëm çdo kod lufte, por dhe çdo kod njerëzor. 

-Do të dal për shokun tim Avdylin nga Deçani, për vëllanë e tij Xhevatin, për Fitoren, vajzën studente e qindra-mijëra të tjerë që u përzunë nga trojet e tyre me forcë në eksodin më të pashembullt në prag të shekullit të Inteligjencës Artificiale dhe që u strehuan tek  vëllezërit e tyre në Shqipëri. 

-Do të dal për qindra-mijëra të pagjetur që ende sot, Serbia ka frikë prej tyre. 

-Do të dal për të gjithë ata që duan bashkimin e gjakut që nuk kalbet. 

-Do të dal në protestë edhe për ata që me apo pa vetëdije apo në emër të pushtetit dhe votës që i japim, duan që shqiptarin ta ndajnë në dysh. 

-Do të dal në protestë edhe për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës që nuk tha një fjalë tash 5 vjet për Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës që u “rrëmbye” nga kjo e ashtuquajtur “drejtësi” dhe për të tjerët e burgosur në Hagë. 

Do të dal në protestë për ty Albin. 

Dhe e di pse? 

Që të mos koritesh bre burrë! 

 

Next Post
(FOTO-VIDEO)“Urdhëroi deputetët të…”/ Zbulohet mesazhi i Ballës në grupin e gabuar. PD akuzoi PS për ndërprerjen e Kuvendit me skenar

(FOTO-VIDEO)“Urdhëroi deputetët të…”/ Zbulohet mesazhi i Ballës në grupin e gabuar. PD akuzoi PS për ndërprerjen e Kuvendit me skenar

Comments 1

  1. Sabri Kurti says:
    5 months ago

    Të lumtë Martin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In