Artistja shqiptare i tregon producentit të famshëm Timbaland për ‘Shotën’, ai shpreh interesim për të bërë një këngë e cila do të ketë motive të muzikës së valles së njohur shqiptare.
Artistja e re por shumë e talentuar, Enisa, e cila po bën muzikë në Shtetet e Bashkuara të Ameirkës, ka bërë një koment që ka marrë vëmendjen e producentit të njohur botëror, Timbaland.
Enisa ka shkruar në një video ku shihet duke vallëzuar në një dasmë, se ne shqiptarët nuk bëjmë ‘twerk’, por e vallëzojmë ‘Shotën’.
E njeriu prapa shumë hiteve të mëdha, me anë të një komenti që i ka bërë këngëtares, i shkruan duke e pyetur se cila është ajo këngë, pasi i duhet ta dijë, shkruan Gazeta Express.
Ajo dhe shumë komentues të tjerë i janë dalë në ndihmë producentit, duke i treguar për vallen e njohur shqiptare.
Ndërsa Enisa i shkruan se ajo do të jetë e përfshirë në projektin që Timbaland siç duket e ka në mend.
Enisa është një këngëtare e re por me një zë shumë unik, e cila po kërkon suksesin e shumë bawsahkëvendasve të saj nlë muzikën botërore.
E ndoshta një bashkëpunim me Timbaland do t’i hapë këtë rrugë. (insajderi) /l.m