Lideri historik i PD e ka treguar qartë synimin e tij për të shkarkuar Bashën, ndërkohë që nuk ngurron të sulmojë nismën e Bashës për vetingun e politikanëve, të cilën e quan marrëveshje fatale.
Berisha ka bërë thirrje që të refuzohet kjo marrëveshje në dëm të PD, të cilën ai deklaroi se nuk e njeh.
“Ne sot dimë 30 herë më shomë se sa 30 vite më parë, atëherë kjishim guximin sot kemi edhe dijen. Do të resptojmë statutin, ndaj ai që vepron sic veproi peng-Basha, do ta shkarkojë statuti.
Ai kërkon të qëndrojë në opozitë. Ramës dhe pengut të tij do ti them se “natën e 19 shjkurtit, duke u gdhirë 20 shkurti 1991, kanë ardhur në këmbë qindra e qindra burra nga Kavaja në qytetin studenti, nga frika se i bllokojnë.
Tani ka ardhur koha e protesta, protesta dhe vetë protesta. Nuk na mashtron njeri. Presim me padurim fillimin e protestave deri në rrëzimin e Edi Ramës.
S’ka zgjedhje me Edi ramën që kontrollon votën, ndaj do ti japim këtij armiku të votës së lirë atë që meriton.
Ish kryetari shkarkon krerët e degëve dhe emëroin të tjerë, si Enver Hoxha. Shkarkon Nokën. Pa asnjë vendim strukture apo mbështetje në statut.
Po përgatitet një marrëveshje mashtruese. Në cilën marrëveshje të Bashës me Ramën ka përfituar PD. Nuk hapet parlamenti me ndryshime kushtetuese.
Refuzoni demokratë cdo marrëveshje me edi Ramën, pasi do të jetë fatale. Rama është i pabesë si pengu që ka marrë, nuk njohin marrëveshje. Do ti imponojmë atij atë që duhet për ne”, deklaroi Berisha./m.j











