• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ta godasim krimin aty ku i dhemb më shumë”, çfarë paralajmëron Balla

by A R
11/06/2024 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisi këtë të martë konferenca e 51 e Interpolit që do të mbahet për 3 ditë në Tiranë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock patën një konferencë për shtyp së bashku.

Ministri Balla paralajmëroi se policia shqiptare do ta godasë krimin aty ku i dhemb më shumë.

Ai tha se së shpejti do të dërgohet në qeveri projektligji për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve që do të jetë një instrument që do të ndëshkojë krimin tek asetet që ka përfituar në mënyrë kriminale.

“Ajo që dua të shtoj ka të bëjë me angazhimin tonë për t’i shkuar në fund parimit “ndiq paratë”. Në ditët në vijim do të kalojmë në qeveri projektligjin për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, e cila do të jetë një instrument i shkëlqyer për të bashkëpunuar qoftë me Interpolin, qoftë me agjencitë e vendeve partnere për ta ndëshkuar krimin aty ku i dhemb më shumë, tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale. Kështu që do të kemi mundësi në ditët në vijim në një komunikim tjetër me ju për të shpjeguar ligjin e ri të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve”, tha ai.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Interpol, Jurgen Stock, shtoi se të ardhurat e kapura nga sistemi i policisë ndërkombëtare kriminale tregon se krimi është bërë edhe më i fortë.

“1.7 miliardë të ardhura të përfituara nga krimi, që janë kapur nga sistemi çdo vit, na jep një të dhënë sesa të pasura janë të gjitha këto grupe kriminale dhe duke përdorur kriptomonedhat dhe sistemet bankare në gjithë botën, jo vetëm që kërkon informacion për t’u shkëmbyer, por edhe informacion në kohë reale. Interpol ka zhvilluar disa mjete për gjithë komunikimet në sistem mes vendeve për të shkëmbyer të dhënat në kohë reale. Dhe kemi një ide, që krimi është bërë edhe më i fortë”, tha ai.

/a.r

Next Post
Begaj takon shefin e Interpolit: Lufta ndaj kriminalitet më e suksesshme falë forcimit të bashkëpunimit

Begaj takon shefin e Interpolit: Lufta ndaj kriminalitet më e suksesshme falë forcimit të bashkëpunimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In