Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë kaluar disa ditë në Milano, së bashku me dy vajzat e tyre të vogla. Çifti është në mes të një krize martesore, pas zbulimit të flirtit të lojtarit të PSG-së dhe China Suarez. Prej ditësh kanë dalë gjithnjë e më shumë detaje rreth takimit të tyre në hotelin parizien, në pronësi të presidentit të PSG-së.
Shumë bujë ka shkaktuar edhe bashkëpunimi i kunatit të Mauros, partneri i motrës së Wandës. Siç raportohet nga faqja argjentinase “Pronto”, një dëshmitar nga Milano do të kishte parë Wanda Narën dhe Mauro Icardin gjatë një debati të nxehtë në një restorant luksoz në qytet.
“Do ta bësh përsëri”, – i thoshte Wanda. “Jo, të betohem”, – do të kishte qenë premtimi i Mauro Icardit. “Do ta bësh sërish…”, kishte përfunduar agjentja dhe bashkëshortja e futbollistit.
/a.r