• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Do sjellë reduktim të aksidenteve”, ekspertët rrugore mbështesin “testin e idiotit” për shoferët shqiptarë

by Java News
20/01/2020 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Testi i idiotit, i propozuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shihet si nismë pozitive nga ekspertët rrugor dhe të shëndetit mendor. Psikologët shprehen se numri it ë prekurve nga çrregullimet mendore është në rritje, ndërsa ekspertët e rrugëve thonë se implementimi i nismës, mund të ulë numrin e aksidenteve.

Drejtuesit e automjeteve që do të konsiderohen si përsëritës në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, do të mund ti nënshtrohen dhe testit të idiotit.

Nisma e propozuar nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore për këtë vit, cilësohet si pozitive nga ekspertët nisur dhe nga numri i lartë i viktimave në rrugë.

“Patjetër që do të sjellë ulje të numrit të aksidenteve, sepse normalizimi i njerëzve dhe shmangia e njerëzve që janë të sëmurë apo kanë tronditje, do të sjellë atë që në rrugë të qarkullojnë vetëm njerëz normal. Edhe infrastruktura ka të metat e saj që duhen parë”, thotë Gëzim Hoxha.

Të prekurit nga sëmundjet depresive apo të sistemit mendor, sipas psikologes Entela Binjaku janë në rritje, ndaj dhe testi i idiotit, sipas saj, duhet implementuar menjëherë.

“Në përditshmërinë tonë rastet e depresionit nuk mungojnë, rastet e çrregullimeve nuk mungojnë, edhe rastet obsesive nuk mungojnë. Nuk besoj se jashtë këtyre çrregullimeve janë edhe drejtuesit e automjeteve”, shprehet Entela Binjaku.

Disa nga propozimet e ekspertëve, nisur dhe nga modeli gjerman, konsistojnë në kontrollin mendor të shoferëve në rastet e përsëritjeve të shkeljeve rrugore apo aksidenteve, shkruan “pranews”.

“Kur një shtetas nuk arrin t’i kuptojë gabimet që ka bërë, kur një shtetas futet për të marrë lejen e drejtimit në komision, herën e parë nuk e merr, herën e dytë nuk e merr, herën e tretë i thonë duhet t’i nënshtrohet testit”, thotë Gëzim Hoxha.

Modeli i testit të idiotit aplikohet në disa vende të Bashkimit Europian dhe përmban 50 pyetje që tregojnë shëndetin mendor të shoferëve. Nëse testi nuk kalohet, atëherë leja e drejtimit hiqet për një kohë të pacaktuar. /e.s/

Next Post
Lejuan Dritan Dajtin të shkonte te dentisti në ish-Bllok, “furtunë” shkarkimesh në Burgje/ Ministria e Drejtësisë: Shkelën ligjin

Telashe për policët që shoqëruan Dritan Dajtin në ish-Bllok/ SHKBB: Njoftimi vetëm me sms, asnjë analizë risku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In