• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do shqyrtojë çështjen Meta, Tedi Blushi sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Kamikaze anti-opozitare…

by Os De
03/09/2025 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përzgjedhja e gjyqtares Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen penale ndaj Ilir Metës, ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Partia e Lirisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka, me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtat akuza si Sali Berisha.

Blushi aludoi se gjyqtarja Gjoka nuk u përzgjodh me short si gjyqtare e seancës paraprake ndaj Ilir Metës, por sipas tij, atë e përzgjodhi Kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Dumani.

Blushi shkoi dhe më tej, duke e etiketuar gjyqtaren Gjoka si “delikuente recidivizte” dhe “kamikaze anti-opozitare”.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

Irena Gjoka, e njohur tanimë si Irena me 5 mbiemra, e cila prej kohësh duhej të kishte dalë vet para drejtësisë si një delinkuente recidiviste, e dënuar penalisht me vendim gjykate për falsifikim, e dënuar administratisht edhe me dëbim për shkelje ligji nga Greqia dhe që kaloi vettingun me mashtrim duke fshehur dënimet penale, e njëjta gjyqtare kamikaze antiopozitare dhe antiligj, që sipas ligjit nuk duhet të ishte fare gjykatëse se nuk plotëson kriteret për të qenë magjistrate, e njëjta që ka gjykuar çështjet politike farsë kundër liderit Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është caktuar sot gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Irena Gjokën sot nuk e caktoi shorti, por e përzgjodhi vet Kreu i Organizatës, Edi Rama, si dhe drejtuesi i organizatës kriminale SPAK, Altin Dumani, që i ngarkuan kamikazes së duhur politike të kryejë edhe një shërbim të fundit politik, në funksion të misionit të tyre për asgjesimin e pluralizmit politik dhe demokracisë në vend.

Caktimi i Irena Gjokës, gjyqtare paraprake për të ashtëquajturën çështja Meta, kur në fakt kjo çështje nuk ekziston sa kohë nuk ka një vepër dhe një provë penale, është tregues jo vetëm i procesit farsë kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, standardet e të cilit u vulosën me rrëmbimin e tij kriminal në 21 tetor të vitit të kaluar, por kjo është prova më e freskët dhe më pakundërshtueshme e “Drejtësisë me regji” dhe përdorimit të saj si armë politike nga regjimi dhe personalisht nga Edi Rama për të goditur liderët e opozitës.

Një turp dhe skandal institucional që fashit çdo iluzion për ekzistencën e një drejtësie të pavarur.

E njëjta gjyqtare antiopozitare kamikaze, e keqpërdorur politikisht deri në shpërfytyrim ekstrem nga Edi Rama, që caktoi masat antiligjore dhe antikushtetuese të sigurisë ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, që ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes së Fatmir Mediut dhe Fredi Belerit, pa integritet dhe e diskredituar publikisht, që ngjall revoltë për çdo qytetar që beson në vlerat e lirisë dhe barazinë para ligjit, e dënuar me vendim gjykate, e denoncuar nga opozita për mashtrime, shkelje ligji, e hetuar nga SPAK për dënimin e saj penal në Greqi, kurrë nuk mund të pranohet si mjet për të legjitimuar një farsë gjyqësore ndaj Ilir Metës të porositur politikisht nga vet Kreu i Organizatës.

Po u rikujtojmë të gjithë shqiptarëve, me fakte dhe prova autentike dhe të pamohueshme, te siguruara nga avokatja e mirenjohur Adriana Kalaja, se kush është në të vërtetë Irena Gjoka, që prej kohësh duhet të ishte subjekt i ndëshkimit penal, një delinkuente e dënuar me burg nga gjykatat greke për falsifikim të dokumentit të identifikimit dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Nuk ka shtet ligjor kur një gjyqtare me rekorde penale jashtë vendit do vendosë gjoja drejtësi ish-Presidentit të Republikës.

Së pari, po publikojmë dokumentin e vendimit të gjykatës penale të Janinës, që në vendimin e datës 7 korrik 2005 ka vendosur për deklarimin fajtore të Irena Gjokës, alias Irena Maneku, se në datën 24.12.2002, në orën 15:30 në Kakavijë të Janinës, në kontroll pasaporte u kap të mbajë dokumenta udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme posedonte pasaportën e Shqipërisë me nr. 1068376/98, e cila ishte ndryshuar kështu: Tjetërsim VISA në faqen 17 të pasaportës përsa i përket afatit të vlefshmërisë dhe rrjedhimisht pasaporta e mësipërme provohet se është e falsifikuar. E dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim tre muaj, gjobë 1500 Euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro”, si dhe vendos dëbimin e saj nga Greqia.

Gjithashtu po publikojmë edhe prokurën e vitit 2003, me të cilën Irena Gjoka me noter kishte autorizuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia. Prej majit të vitit të kaluar SPAK deklaroi se do nisë hetim të thelluar për Irenën me 5 mbiemra, por kanë kaluar 14 muaj dhe pa asnjë rezultat sepse Irena mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Dumani, sepse u duhet kjo gjyqtare delinkuente, që pasi vendosi masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, tani të gjykojë edhe dosjen e Ilir Metës.

A ka më absurditet se sa një gjyqtare e hetuar nga SPAK për të njëjtat kritere që po përdoren për të akuzuar liderët e opozitës, të caktohet për të gjykuar pikërisht kërkesat e SPAK-ut?

Që nga prilli i 2024, Prokuroria e Përgjithshme, mban pezull pa hetim këtë pseudo gjyqtare që nuk është gjë tjetër veçse një patronazhiste dhe kamikaze e Edi Ramës, ndërkohë janë bërë 8 kërkesa në këtë institucion.

Vlen të thkesohet se kallëzimi penal me prova të pakundërshtueshme, nga Altin Dumanit është rregjistruar pa emër në qershor 2025 dhe nga 6 maji i 2025, asnjë reagim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ku është kërkuar pezullimi dhe shkarkimi i kësaj delikuente dhe kamikaze të përdorur kundër opozitës shqiptare me qëllim agjesimin e pluralizimit politik dhe demokracisë.

Kjo është drejtësia me regji në versionin më vulgar: një skenar ku aktorët janë të njëjtët, prova nuk ka, por urdhri politik është i qartë, godit opozitën me çdo kusht!

Caktimi i Irena Gjokës nuk është aspak rastësi. Është pjesë e një skeme të mirëmenduar ku të njëjtët “gjyqtarë kamikazë” përdoren për të ekzekutuar urdhra politike.

Ashtu siç është përdorur më parë për të sulmuar opozitën, sot i jepet roli i turpshëm për të vlerësuar një dosje të ndërtuar mbi baltë dhe shpifje, me zero fakte dhe prova penale, ndaj z. Ilir Meta.

Gjyqtare të tilla nuk kanë vend në sistemin e drejtësisë, por në aktpaditë për korrupsion moral, profesional dhe ligjor. Sot drejtësia shqiptare ndodhet para një momenti dramatik, me gjyqtarë që përdoren sipas nevojës së pushtetit, duke i kthyer sallat e gjykatës në instrument të mafias politike. Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri që Irena Gjoka të largohet urgjentisht nga çështja, përndryshe ky proces nuk do të njihet kurrë si proces gjyqësor, por ashtu sikundër është një proces fund e krye politik i montuar nga Edi Rama, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i orentuar nga Altin Dumani, që kanë marrë përsipër të vënë në jetë misionin ogurzi të asgjesimit të pluralizmit politik dhe demokracisë në vend, ç’ka kurrë nuk do lejohet që të ndodhë.

Next Post
(VIDEO) Grushte dhe karrige, dalin pamjet e sherrit në Korçë/ Momente tmerri për klientët

(VIDEO) Grushte dhe karrige, dalin pamjet e sherrit në Korçë/ Momente tmerri për klientët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

December 21, 2025
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In