Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në SPAK do të shkojë sa herë që ta thërrasin. Sipas tij, SPAK sot krenohet me kallëzimet që ka bërë Partia e Lirisë, ndërsa theksoi se për çështjen që i thirr nuk ka asnjë shqetësim sepse nuk ka lidhje.
“Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Mendova se isha thirrur në cilësinë e kallëzuesit për disa nga aferat e rënda që kam kallëzuar. Sa i përket cështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s’kam asnjë lidhje. Kjo çështje CEZ DIA nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën sepse kur është lidhur kjo marrëveshje nuk kam qenë unë ministër”, tha Ilir Meta në emisionin “Të Paekzpozuarit”.
Meta theksoi se u thirra thjesht si deklarues, ndërsa theksoi se “nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë shkresë dhe asnjë dokument që Ilir Meta të ketë cënuar një interes publik. Zero”.
“Drejtësia nuk duhet të bëjë gabimin që bëri një gjykatës. Të cilit i premtuan që do ta bënin kryetar të Gjykatës Kushtetuese. E përdori, e përdhosi për të shkelur dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.
/e.d