Dalin detaje të reja të cilat e bëjnë edhe më të rëndë krimin e rëndë në familje të ndodhur në Ballsh, ku 34-vjeçari Gazmend Musta vrau me thikë bashkëshorten Gentjana Caushaj 31 vjeçe dhe kunatën Merisa Caushaj 18 vjeçe.
Krimi i rëndë ndodhi teksa në banesë ndodheshin dy fëmijët e çiftit 3 dhe 7 vjeç.
Teksa sot Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi si masë sigurie “arrest me burg” për të dyshuarin, janë zbuluar detaje të reja.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se dy motrat u gjetën të masakruara me thikën e bukës, në divanin në kuzhinë, teksa njollat e gjakut ishin kudo nëpër batanije dhe çarçafë.
Pas krimit Musta, në gjendje shoku ka marrë dy fëmijët dhe është drejtuar për në komisariat ku dhe ka hedhur thikën, për tu dorëzuar.
Kërkesa e vetme që ka bërë pas krimit të ndodhur pasditen e 2 janarit, ka qenë që të kujdeseshin për fëmijët e tij.
Si motiv për krimin, Musta ka pretenduar se kanë qenë ofendimet e së shoqes ku në gjaknxehtësi e sipër ka marrë thikën në kuzhinë dhe e ka qëlluar, por edhe kunatën e cila i doli në mbrojtje të motrës.
Sipas tij gjithçka kishte nisur pasi e shoqja kishte kërkuar që të shkonte bashkë me të motrën, në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Drizar të Mallakastrës.
Duke qenë se vetë ai nuk i kishte marrëdhëniet mirë me vjehrrin dhe vjehrrën e ka kundërshtuar, ku në debat e sipër ka ndodhur dhe krimi.
Pas krimit ai ka telefonuar të atin duke i thënë “Ma bëj hallall, do shihemi në botën tjetër”.
Nga hetimet e kryera bazuar edhe në dëshmitë e të afërmve, Gazmendi dhe Gentjana kishin pasur edhe më herët konflikte, aq sa disa kohë më parë e reja ishte larguar nga shtëpia për të shkuar tek prindërit, duke mos pranuar më të kthehej.
Por pas insistimeve për ribashkim, Gentjana ishte kthyer në shtëpi tek i shoqi, por situata mes tyre nuk ishte qetësuar. Shkak për krimin dyshohet se ka qenë edhe alkooli që kishte konsumuar i dyshuari, i cili ditën e krimit kishte qenë për vizitë tek prindërit e tij në Drenovë.
Sakaq në trupat e pajetë të dy motrave janë gjetur më shumë se nga dhjetë goditje me thikë. Më konkretisht në kufomën e Gentjanës janë konstatuar plagë shpuese në gjoks; dy plagë shpuese në gjirin e majtë; një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë; një plagë shpuese në krah të majtë; dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë; dy plagë shpuese në pjesën e poshtme të barkut në të majtë; dy plagë shpuese në kurriz dhe një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.
Ndërsa në trupin e 18-vjeçares janë konstatuar dy plagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit,
Një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit, dy plagë në gjirin e majtë,një plagë tjetër në gjirin e majtë, një plagë në parakrah të majtë, një plagë tjetër në krah të majtë, plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë, dy plagë në pjesën e poshtme të krahut të djathtë, një plagë shpuese në bërrylin e djathtë, dy plagë në kofshën e majtë, plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë, plagë në kërcirin e këmbës së majtë, plagë në kurriz midis shpatullave dhe plagë në ijen e majtë.
/a.rada
Tani leshohen police dhe prokurore dhe me pas gjykatesit si qente ne kerme,te bejne leshime qe si e si te bejne kompromis qe te perfitojne ndonje lek.Shikoni si bejme ne shqipetaret sikur i kemi pronat tona grate femijet dhe mund te bejme si te duam,,,,,,,prapambetje e madhe