• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do shfrytëzojmë pasuritë natyrore”… Çfarë thoshte Berisha për HEC-et në vitin 2011

by Java News
29/01/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një debat mbi mbrojtjen e pasurive natyrore nga ndërtimi i HEC-eve është ngritur ditët e fundit, debat në të cilin është përfshirë tanimë edhe politika.

Debatit për mbrojtjen e pasurive natyrore nga këto investime i është bashkuar edhe partia demokratike, e cila kur ishte në pushtet rezulton të ketë ndjekur një politikë tërësisht në favor të ndërtimit të HEC-eve.

“Do bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar pasuritë natyrore. Shqipëria ka pasuri të shumta. Do ndërtojmë HEC-e në zonat më të bukura të vendit”.

Kështu deklaronte në vitin 2011 ish Kryeministri Sali Berisha, i vendosur për të sakrifikuar çdo bukuri në natyrore për ndërtimin e 443 heceve në vend.

Madje në programin qeverisës të vitit 2009-2013, qeveria e tij zotohej t’u garantonte ndërtuesve lidhjen e tyre me sistemin energjitik të vendit, kudo që ata ndërtojnë.

Në vitin 2010, Berisha shkoi  më tej, duke konfirmuar për mediat italiane mbështetjen e qeverisë shqiptare për prodhimin e energjisë nukleare në vendin tonë.

“Shqipëria do të shndërrohet në “supër fuqi” të vogël energjitike në Ballkan, në një qendër të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike. Centrali bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri”, deklaronte Berisha.

Po kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, ndërsa inaguronte hidrocentralin e Tervollit në Gramsh, deklaronte se vendi do të kthehej në superfuqi energjitike, pasi në Gramsh do të ndërtoheshin edhe 14 HEC-e të tjera.

Në këtë mënyrë, ndërtimi i HEC-eve dukej se ishte një politikë e pastër qeveritare, por edhe më shumë se kaq, Berisha ishte kundër çdo lloj anullimi apo pezullimi të punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve.

“Të deklarosh se do anuloj ndërtimin e 320 hidrocentraleve do të thotë të mbledhësh fuqitë negative të natyrës dhe t’i derdhësh kundër vendit tënd”, deklaronte Berisha. /Lexo.al

/a.rada

Next Post
Maduro ‘kërcënon’ Trumpin: Hiqi duart nga Venezuela!

Maduro 'kërcënon' Trumpin: Hiqi duart nga Venezuela!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In