Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi në fjalën e tij në Kuvendi ka bërë me dije se po punohet për përmirësimin e sigurisë dhe të mbrojtjes së territorit.
Ndër të tjera ai ka theksuar se për të kontrolluar abuzimin me mjedisin do të përdoren dhe pajisjet elektronike.
“Në lidhje me kontrollin e territorit jo vetëm do të ristrukturohet policia e shtetit por çdo 10 km do të vihet një polic. Do të fusim në përdorim dhe pajisjet e teknologjisë për të shmangur dhunimin e mjedisit. Sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për sigurinë rrugore.