• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do rimbursohen ilaçet si në Itali”, Berisha me banorët e Astirit: Kjo zonë është lënë në harresë nga qeveria

by B K
30/04/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me banorët në zonën e Astirit në Tiranë, ku premtoi se në projektin e PD-së janë adresuar të gjitha problemet.

‘Të lësh një zonë kaq të madhe, pa asnjë kopsht, pa asnjë çerdhe, do të thotë të kesh urrejtje për fëmijët’-tha Berisha, i cili foli edhe për rimbursimin e ilaçeve.

“Të dashur miq, është nder i madh të flasësh në këtë zonë sepse këtu përgjegjësia qytetare, beteja qytetare me mafien dhe krimin, guximi qytetar në këtë betejë shënoi rekorde evropiane. Rekorde të papara.

Ndaj dhe unë jam sot para jush për t’u garantuar ju, banorëve të Astirit, se në projektin e qeverisë së ardhshme, adresimi me urgjencë i të gjitha problemeve të krijuara nga urrejtja që qeveria e Edi Ramës ka shfryrë ndaj kësaj zone, nga injorimi dhe bojkoti që i ka bërë, do të jetë përparësi e madhe.

Garanci për këtë do jenë deputetët tuaj, kryetari i PD tuaj, do të jetë Sali Berisha. Ju që mbrojtët vlerat qytetare, mbrojtët banesat tuaja, ju do të keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme.

Të imagjinosh një zonë kaq të madhe, pa asnjë kopsht, pa asnjë çerdhe, do të thotë të kesh urrejtje për fëmijët dhe ai që urren fëmijët, ai është ligësi e të gjitha ligësive.
Të lësh një territor kaq të gjerë, një popullatë që shkon në 60-70 mijë banorë, do të thotë të urresh fëmijët, shkollimin e tyre, të ardhmen e tyre. Do të thotë të jesh i aftë për shumë krime. Por Edi Rama nuk habit njeri.

Sepse ai këtë qëndrim, të dashur miq, mban edhe ndaj atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave, heronj të vërtetë që përballen me sëmundje të rënda në Spitalin Onkologjik dhe spitalet e tjera të Shqipërisë, të cilët drejtorët dhe ministrat e tij, i lënë pa ilaçe, u vjedhin lekët e ilaçeve dhe i lënë në mëshirë të më të keqes, sëmundjes.

U jap fjalën e nderit se kjo situatë dramatike do marrë fund brenda 100 ditëve të para. 19 vite më parë, tek kundërshtonin ndërtimin e Rrugës së Kombit, ua thashë një fjalë atyre të huajve, se rrugën do e ndërtojmë qoftë me stolitë e grave tona. Rruga u ndërtua dhe ato nuk u prekën.

Garantoj çdo të sëmurë në këtë vend se nuk do t’u mungojnë kurrë ilaçet për shëndetin tuaj.
Edhe sikur të mos kishim, përsëri them atë që thashë për rrugët, stolitë e grave do i shisnim që ju të mjekoheni. Por nuk ka nevojë të shesim asnjë stoli, i kemi të gjithë paratë, por duhet të ketë shpirt ai që u lë ju pa ilaçe. Ai është, mund t’i vësh çdo epitet, por vetëm njeri nuk është.Ai që u lë ju pa ilaçe kryen krime kundër njerëzimit dhe është i aftë të bëjë gjithçka.

Kështu që tre muajt e parë merr fund ky kalvar dhe shqiptarët do kenë të njëjtën listë rimbursimi të ilaçeve si republika italiane. Por njeriu që shkelmon mbi fisnikërinë njerëzore, mbi bamirësinë njerëzore, mbi dhembshurinë njerëzore, është vite dritë larg nga njeriu i qytetëruar.Ka vetëm formën, asgjë të përbashkët me të.

Next Post
Sondazhi: Tirana konfirmon preferencën e grave për Edi Ramën dhe PS. Ja shifrat

Sondazhi: Tirana konfirmon preferencën e grave për Edi Ramën dhe PS. Ja shifrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In