Djali i aktorit të mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja, ka postuar një dedikim prekës për vdekjen e të atit, në rrjetet sociale.
“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …”, shkruan Redi Radoja në faqen e tij në Facebook.
Aktori nga Shkodra mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 5 majit, ku ishte i intubuar në spitalin Shefqet Ndroqi.
Prej një muaji, aktori po vuante pasojat e lënga nga infektimi me koronavirus.
g.kosovari