Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga fillimi i javës së ardhshme, do të marrin bonusin e qeverisë të gjithë ata punonjës që përfshihen në kategorinë e parë të ndihmës financiare dhe që nuk u ka kaluar ende shuma.
Pjesë nga intervista:
Po kryen pagesat për ata që ishin në paketën e parë dhe që janë goditur drejtpërdrejt dhe jo indirekt. Janë në proces edhe 6507 të tjerë, çfarë do të thotë në proces, ka një verifikim nga drejtoria e Tatimeve që kryhet në terren dhe kjo kërkon pak kohë. Të gjithë ata që përfshihen në këtë kategori do të marrin pagën. Sipas informacionit që kam marrë unë sot, në fillim të javës së ardhshme do të jenë të gjithë të likuiduar.
Kur do t’i ketë paratë kjo kategori e dytë?
Të gjthë janë në vështirësi, dhe 400 mijë lekë për të përballuar këtë fazë nuk janë shumë por nuk janë pak. Masa më e madhe e kësaj kategorie e konsideron këtë pagë prej 400 mijë lekë, si një pagë që është në përgjigje të nevojës së tyre. Në këtë kategori me 400 mijë lekësh, pjesa më e madhe do të mund të rikthehen në aktivitet gjatë muajit maj. Nuk mund të them të njëjtën gjë për atë pjesë të paketës së parë që janë, lokale restorante etj…
Nuk është pagë është bonus, jepet vetëm një herë…
Dakort quajeni si të duash…
/a.r