Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ndërtohen, me plan konkret, rreth 530 km hekurudhë.
“Dua t’i ftoj të gjithë, që t’ja heqim për një çast vendin të gjitha këto arterie të reja dhe ta marrin edhe një herë nëpër mend rrugën e vjetër të Dibrës, kur t’i thoshe Peshkopi, në fakt nuk ishe akoma në Burrel. Të ikin njëherë për Sarandë nga Gjirokastra me atë rrugën me rrotullime. Të provojnë Ersekën nga ajo rruga e mëparshme, që dikur e bëri një shokun tonë t’u thoshte kolonjarëve, çudi si e votoni PS-në.
Duke udhëtuar nëpër Shqipërinë e infrastrukturës së ububushme, mjafton një udhëtim i shpejtë mbrapsht në kohë, për të pranuar pa asnjë gajle vlerën e punës së bërë.
Tanimë ne nuk kemi thjesht një synim , por një plan konkret për të ndërtuar rreth 530 km hekurudhë të eletrifikuar dhe të integruar në rrjetet europiane. Hekurudha Durrës-Tiranë, aktualisht në ndërtim, do jetë me 12 stacione përgjatë saj, e cila do të nisë operimet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për Hekurdhën e Kombit, me 14 tunele dhe 43 ura. Po studiohet edhe ndërtimi i hekurudhës Durrës-Vlorë”, tha kreu i qeverisë.
Rama në fjalën e tij në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku biseduan në lidhje me raportin për autorizimin ose jo të SPAK për heqjen e lirisë për ish-zv kryeministren Belinda Balluku, u shpreh se ish-ministrja u vu në shënjestër të opozitës.
Rama deklaroi se ndaj Ballukut nuk ka akuza të rënda për korrupsion apo vjedhje, por thjesht një akuzë për shkelje të barazisë në tendera.











