• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do më vrasin në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e Babales para autoriteteve kosovare

by Java News
29/05/2018 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritet në Prishtinë kanë marrë në pyetje “Bashkëpunëtorin X” të PD, Albert Veliun 24 orë pasi ai kërkoi azil në Kosovë. Një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që shqyrton kërkesat për azil i tregoi Report TV atë çfarë ka deklaruar Albert Veliu.

“Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin”.Albert Veliu kërkon azil.

Ky ka qenë deklarimi Albert Veliut që përbën edhe bazën e kërkesës për azil. Së bashku me të birin ai është duke u mbajtur në qendrën e azil kërkuesve.

Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës është duke shqyrtuar kërkesën për azil të Albert Veliut, nëse ajo është në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për azilin në republikën e Kosovës ku thuhet se: “Republika e Kosovës mund t’ju japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë”.

Ligji për azilin në Kosovë parashikon që aplikantit për azil, t’i jepet një përgjigje gjashtë muaj që nga dita e paraqitjes së kërkesës. Paraditen e të Hënës Veliu sëbashku me të birin, u ndaluan gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimjes në afërsi të Prishtinës. Rezultoi se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre.

Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik. /report tv/b.d

Next Post
Vettingu çmonton Gjykatën Kushtetuese, shkarkohet gjyqtari Fatmir Hoxha

Në sitën e Vettingut, kush janë gjyqtarët dhe prokurorja që përballen me KPK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In